Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Lindshmëria, shqiptarët e Maqedonisë mes dy ekstremeve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Lindshmëria, shqiptarët e Maqedonisë mes dy ekstremeve

Duke u bazuar te të dhënat statistikore, rezulton se shqiptarët e Maqedonisë ndodhen mes dy ekstremeve të lindjes.

Sipas të dhënave më të fundit publikuar nga Enti i Statistikave, në Tetovë, Çair, Strugë e Dibër ka një tren pozitiv të lindjeve, ndryshe nga komunat si Gostivar, Saraj, Likovë, Studeniçan, ku rritja e popullsisë ka tendenca negative.

Tremujori i fundit të vitit të kaluar rezulton me më pak lindje dhe ritme negative të shtimit të popullsisë.

Ajo që bie në sy nga të dhënat më të fundit të Entit të Statistikave është trendi pozitiv i lindjeve, dhe martesave në disa komuna si Tetovë e Çair, Strugë, Dibër, ndërsa në disa të tjera si Gostivar, Saraj, Likovë, Studeniçan, rritja e popullsisë ka tendenca negative.

Reduktimi çdo vit i popullsisë në këto zona vjen si pasojë e numrit gjithnjë e më të vogël të lindjeve dhe shifrave në rritje të vdekjeve. Gostivari është komuna që hyri në grupin e atyre komunave që numërojnë më shumë vdekje, përkatësisht shtimi natyror i popullsisë është minus një banor. Tetova, e cila gjatë vitit 2016 arriti në këtë periudhë të vitit të kaluar numëronte një shtim prej 90 personash në tremujorin e fundit të vitit 2017 ka arritur një shifër të shtimit të popullsisë prej 141 persona. Si komuna me shtim më të madh natyror në të gjithë vendin është Çairi, gjithsej 150 persona.

Një vit më parë (2016) shtimi natyror nuk e kalonte shifrën prej 98 personash, ndërsa 2017 e rendit këtë komunë si të parën në rang vendi. Ritme pozitive ka edhe në komuna të tilla si Dibra (16), Struga (86), ku shtimi natyror i popullsisë edhe pse i vogël ka shënuar rritje. Ndërsa trendet negative dhe pakësimi i numrit të popullsisë po bëhet shqetësues në disa komuna të tjera, si Studeniçan, Saraj, Likovë e Gostivar ku nga viti në vit shënohet ulje të natalitetit. Lindjet janë në numër gjithnjë e më të vogël, ndërsa vdekjet vijnë duke u shtuar, raporton koha.mk.

Komuna maqedonase me shifrat më të ulëta të rritjes së popullsisë është Manastiri (minus 81), Prilepi (minus 73), Karposhi (minus 20), Kisella Voda (minus 28), Berova (minus 14), e të tjera.

Në përgjithësi, numri i foshnjave të lindura është më i vogël se një vit më parë (mbi 5.300), ndërsa është ulur numri i vdekjeve është ulur me mbi 12 për qind (mbi 4.400 persona). Në tremujorin e fundit të 2017 numri i divorceve ka qenë 10 për qind më i vogël , ndërsa e kundërta ka ndodhur me kurorëzimet, të cilat janë shtuar me rreth 7 për qind.

Komuna me më shumë divorce është ajo e Prilepit (36), tek pjesa shqiptare Struga dhe Tetova me nga 23 divorce. Ndërsa si komunë me më shumë celebrime është Tetova (201 kurorëzime), Kumanova (170 kurorëzime), Gostivar (149 kurorëzime) e Çair (132 kurorëzime).

Tags: e Maqedonisëlindshmeriames dy ekstremeveshqiptare

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
“Serbia ka blerë Ramën, Greqia po zhduk gjuhën dhe racën arbërore”

“Serbia ka blerë Ramën, Greqia po zhduk gjuhën dhe racën arbërore”

VIDEO/Romela Begaj puth Kuranin dhe betohet: S’kam përdorur doping

VIDEO/Romela Begaj puth Kuranin dhe betohet: S'kam përdorur doping

Grabitje e frikshme/Hajdutët lidhin kambistin, vajza hidhet nga dritarja

Grabitje e frikshme/Hajdutët lidhin kambistin, vajza hidhet nga dritarja







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

by mirseda
10:02 | 15/10/2025
0

Gjatësia e tij imponuese dhe gjestet e tij ekstravagante janë bërë të njohura në qarqet evropiane, tani...

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

09:44 | 15/10/2025
Plani i paqes në Gaza/ Analiza e DW: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Plani i paqes në Gaza/ Analiza e DW: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

09:33 | 15/10/2025
Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

09:19 | 15/10/2025
Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

09:12 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com