Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

E kujt ishte kokaina në të vërtetë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/ Për të kuptuar nëse qendron dikush i rëndësishëm në Shqipëri pas kokainës kolumbiane, duhet parë kush është i mërzitur për kapjen e saj.

I dyshuari kryesor, kryeministri i Shqipërisë, që sipas akuzave mund të ishte “garanti”, ngjan shumë i gëzuar. Ka 24 orë që poston çdo dy orë nga një deklaratë rreth suksesit të policisë së tij. Biles nuk pranon asnjë meritë nga asnjë agjenci zbulimi ndërkombëtare, edhe nëse ka pasur.

Fakti që deri tani nuk ka dalë dikush nga jashtë t’i thotë të ndihmuam dhe ne, i japin të drejtën të vazhdojë të mburret. Por i gëzuar duket që është prej nga larg.

Të gëzuar duken dhe partnerët perëndimorë të tij. SHBA, BE dhe Italia e uruan zyrtarisht për këtë sukses, edhe ata shumë të gëzuar.

I dyshuari i dytë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është në qiell të shtatë. Qyshkurse ka hyrë në atë zyrë, ai ngjan si magazinier hashashi dhe kokaine, se ka mbledhur tonelata të tëra droge, nga brenda dhe jashtë vendit. Jo që nuk ngjan i mërzitur, por duket se i është stampuar buzëqeshja në fytyrë nga aksioni.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, si i dyshuari i tretë, po ashtu mezi ka pritur ta bëjë publik aksionin. E ka ruajtur drogën dhjetë ditë në shesh të tragetit t’i vinte i zoti, derisa më në fund e ka çuar në magazinën e pronarit dhe ka mbyllur aksionin. Ngjan i gëzuar dhe i emocionuar që  e nisi me këmbë të mbarë punën si kryepolic.

Prokuroria po ashtu nuk më duket e mërzitur. Edhe pse është nga Tropoja dhe i duhet të vërë në hekura disa tropojanë për drogën, Hajdarmataj e mbante veten para kamerave dhe nuk dukej i mërzitur.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave po ashtu ngjan e lumtur. Merita kryesore në kapjen e drogës i takon sektorit të skanimit në dogana dhe ata e kanë bërë punën në rregull.

Pra, gjithë piramida e shtetit, që nga kryeministri e deri tek doganieri e polici, duken të gëzuar. Për kaq shumë para dhe kaq shumë kokainë nuk kam parë asnjë mërzi nga qeveria.

Të mërzitur ngjajnë tre persona. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Ilir Meta me thënë të drejtën nuk duket i mërzitur për drogën, por për suksesin e policisë, dhe ka caktuar një polici tjetër të huaj për të falenderuar. Deri këtu i pranohet mërzitja për arsye politike.

Lulzim Basha është i xhindosur. Gjysma e së keqes mund të jetë xhindosje nga suksesi i policisë dhe gjysma tjetër pse trafikantët janë nga Tropoja dhe lidhje e fortë e njerëzve të tij në PD. Por do t’ia kurseja këtë të fundit. Jam gati t’ia quaj mërzitjen vetëm për pjesën e parë të saj, për atë që po i prishet skenari i akuzave të lidhjes së qeverisë me drogën.

Sali Berisha ngjan i sfazuar. Ai nuk është i shqetësuar vetëm pse është kapur droga, por pse disa tropojanë, që i ka dhe krushq,  kanë vendosur ta sjellin drogën nga Kolumbia në Shqipëri. Sipas tij, faji i Shqipërisë është pse dikujt i shkon në mendje të sjellë drogë këtu. Në fakt, siç po e mësojmë, droga  këtu ka qenë tranzit dhe do ikte në Gjermani. Po të jetë kështu, Merkeli duhet të bëhet vrer nga mërzia, pse duan të fusin drogë në Gjermani.

Problemi i një qeverie nuk është të ndalë planet e trafikantëve, por t’i prishë ato, duke i kapur. Dhe këtë radhë, qeveria këtë gjë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mund të mos e lavdërojmë, pasi e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë. Mund dhe të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen. Por një qeveri kaq e lumtur që ka kapur aq shumë drogë, dhe një piramidë shtetërore  e tëra në ekstazë, pse e kapi drogën, nuk mund të akuzohet njëkohësisht se është e gëzuar se ka kapur drogën e saj. Ashtu sikundër të dëshpëruarëve nga kapja e drogës, nuk mund t’u themi që jeni mërzitur nga kapja e drogës tuaj. Por nga  dështimi i akuzave tuaja, patjetër!/Tema/

Tags: E kujtIshtekokainavërtetë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/Gabim në parakalim, shuhen pjesëtarët e familjes

Video/Gabim në parakalim, shuhen pjesëtarët e familjes

Kokaina në Durrës/Gazetarja: Policia ndodhet larg, bosët janë të qetë

Kokaina në Durrës/Gazetarja: Policia ndodhet larg, bosët janë të qetë

Sekuestrimi i kokainës e ka faktin brenda

Sekuestrimi i kokainës e ka faktin brenda







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri
Bota

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

by mirseda
22:08 | 13/04/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në...

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

21:39 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com