Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dentistja mashtruese/Avokati: Padi për 11 biznese, pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dentistja mashtruese/Avokati: Padi për 11 biznese, pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave

Avokati i Olesia Dukës, stomatologes që akuzohet për mashtrim tha sonte se 11 bizneset që kanë kallëzuar Olesian janë pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, avokati  Arben Llangozi, deklaroi se prokuroria e Krimeve të Rënda në një kohë që akuzon klienten e tij se ka përvetësuar 935 mijë euro nga një biznesmen, nuk ka prova ndaj saj.

Po ashtu ai tha se Duka ka firmosur një letër me dorë (pa praninë e një noteri) ku ajo pranonte se i kishte biznesmenit 935 mijë euro, por sipas saj veprim që ka ardhur pas kërcënimeve dhe presioneve nga ana e biznesmenit të shoqërisë AMA.

Mes të tjerash avokati tha se Olesia Duka, e cila aktualisht ndodhet pas hekurave, do të bëjë nesër një kallëzim penal për 11 biznesmenët që e akuzojnë për mashtrim, me pretendimin se ata janë pjesë e një skemë të pastrimit të parave dhe se ajo është viktimë, shkruan bw.

“Prokuroria me keqdashje nuk ka kryer hetimet e thelluara. Duhej të hetohej fakti nëse ekzistojnë apo jo 935 mijë euro, pasi është pretendim. Duhet verifikuar nëse shoqëria i ka apo jo. Ne kemi bilancet. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 janë bilance tatimore, që i njeh ligji dhe shteti. Nga këto bilance, shoqëria AMA, ka një vlerë 15 milionë, dhe jo 900 euro. Klientja ime është arrestuar vetëm në bazë të disa të dhënave fiktive, dhe jo provave. Duhet të hetohet fakti që këto 935 euro kanë ekzistuar ndonjëherë apo jo, pasi ato nuk janë. Prokuroria ka harruar dhe personat që duhet të ishin marrë me këto punë. Për dhënien e këtyre shumave marrëdhënia ka qenë, madje dhe klientja ime e ka pranuar. Është kërkuar që të bëhet akt noterial. Është bërë një letër dore dhe është firmosur nga klientja ime. Përmbajtja e kësaj letre ishte me pretendimin se biznesmeni kërkonte 935 mijë euro, dhe klientja ime ka nënshkruar nën kushtet e presionit dhe jo para noterit. Klentja ime ka pasur marrëdhënie biznesi me kompaninë AMA. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal me këto exchange. Exchangi në Durrës merrte lekët dhe i sillte në Tiranë dhe bënin pastrin parash. Lekët janë bërë për konvertime. Klientja ime është përdorur nga kjo shoqëri. Në një shoqëri tregtare mund të marrin borxh. Marrëdhënia është prishur për asye se ka qenë një konvertim i përditshëm i vlerave monetare. Lekët kalonin përmes bankës, nga shoqëria AMA tek biznesi i Olesia Dukës. Kjo është përdorur nga të gjitha subjektet që kanë bërë kallëzim ndaj Dukës. Të 11 bizneset kanë njohje me njëri-tjetrin dhe kanë bërë pastrim lekësh. Këto lekë merreshin me qëllime që të njiheshin. Olesia si fillim i përdorte për të blerë aparatura dhe më pas i ka kthyer 135 mijë euro më tepër sesa duhet të kthente. Këtë kalim e ka bërë në bankë. Bëhet fjalë për subjektin e AMA-s. Olesia nuk ka mbështetje dhe është e vetme, s’ka as vëllezër. Prindërit e saj janë në spital aktualisht. Ajo është thirrur si person që ka dijeni dhe më pas është arrestuar direkt. Duhet të vërtetoheshin bilancet dhe ato nuk janë marrë. Ato janë thjesht pretendimet e tyre. Prokuroria duhet t’i marrë dhe më pas duhet t’i hetojë. Dua të theksojë se të bëhet një arrestim kaq shpejt, duhet të kishte dyshime të forta. Kallëzimi është bërë dy javë para arrestimit. Ajo ka shkuar ka bërë deklarimet e veta. Ka pranuar një marrëdhënie financiare me personat në fjalë. Dikush që investon mund të marrë edhe borxhe. Nga dita e nesërme dhe nga ana e Dukës, do të behën kallëzime penale për kallëzuesit, pasi kemi të bëjmë me pastrim parash. Olesia Duka është një nga personat e shfrytëzuar. Olesia ka informacione dhe do t’i japë informacione Prokurorisë së Krimeve të Rënda rreth këtij grupi kriminal. Do ankimojmë masën që është vendosur dhe do të vendosim një kontabël për të bërë bilancet. Masa është shumë ekstreme dhe klientja ime s’ka asnjë rrezikshmëri. Do kërkojmë që të përjashtohet edhe gjyqtarja, pasi është e njëanshme. Gjendja e klientes time është e rënduar ndërsa familjarët e saj janë në spital.”, tha avokati i Olesia Dukës.

Tags: 11 bizneseavokatiDentistjaGrupikriminalmashtruesepadipjesëtë paravetë pastrimit

TË LIDHURA

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
Kosovo

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër
Aktualitet

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë
Aktualitet

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Next Post
Elbasan/Makina përplas për vdekje të moshuarin

Elbasan/Makina përplas për vdekje të moshuarin

Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

E kujt ishte kokaina në të vërtetë

Video/Gabim në parakalim, shuhen pjesëtarët e familjes

Video/Gabim në parakalim, shuhen pjesëtarët e familjes

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com