Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Tentoi të therte trajnerin Gjoka, dëshmia e autorit: Më ofendoi rëndë, nuk e durova

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Tentoi të therte trajnerin Gjoka, dëshmia e autorit: Më ofendoi rëndë, nuk e durova

Autori i dyshuar se tentoi të thertë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokën me thikë rreth një javë më parë, Nehat Fojleta, ka mohuar se ai është paguar nga dikush tjetër për të sulmuar teknikun e Vllaznisë.

Në dëshminë e tij në polici Fojleta ka deklaruar se sipas tij gjithçka ka ndodhur rastësisht. Ai ka pranuar se e ka goditur trajnerin Ernest Gjoka por pasi ky i fundit e ka fyer autorin e dyshuar. Nehat Fojleta ka qenë prezent në stërvitjen e Vllaznisë në fushën sportive “Reshit Rusi” ndërsa ka thënë për policinë se është tifoz i çmendur ndaj ka shkuar për të parë nga afër stërvitjen e kuqebluve. Duke dalë nga fusha “Reshit Rusi” në fund të stërvitjes Fojleta ka deklaruar për policinë se ka parë në këmbë teknikun Ernest Gjoka dhe aty autori i dyshuar i ka folur teknikut duke i thënë se “po na e fundos Vllazninë”.

Sipas Fojletës pas kësaj shprehje trajneri Gjoka e ka fyer duke i thënë se “mos na e qaj k*in”.

Sipas autorit të dyshuar kur ka marrë këtë përgjigje nga trajneri i Vllaznisë është ndjerë i fyer ndaj edhe është irrituar në ato momente. Duke mos duruar fyerjen e teknikut Gjoka si pretendon Fojleta, atëherë e ka goditur teknikun e Vllaznisë duke u përleshur me të për pak sekonda derisa ka ndërhyrë kapiteni Gilman Lika dhe ata që qëlluan në vendngjarje. Fojleta po ashtu ka mohuar se ka patur thikë në përleshjen me teknikun Gjoka.

“Unë isha duke parë stërvitjen sepse jam tifoz i çmendur i Vllaznisë. Duke dalë nga fusha stërvitore pashë trajnerin që po bëhej gati të largohej. Aty i thashë se po na e fundos Vllazninë duke patur parasysh rezultatet jo të mira dhe pozicionin kritik të ekipit. Trajneri Gjoka m’u kthye duke më thyer. Ai më tha ‘mos na e qaj k*in me këtë muhabet’.

Nuk e përballova këtë fyerje dhe pastaj e godita dhe u përleshëm aty. Gjithçka ishte rastësore dhe ndodhi në mënyrë spontane. Nuk është e vërtetë se jam paguar nga dikush tjetër. Unë nuk kam patur thikë me vete por vetëm e godita sepse u ndjeva i fyer rëndë”, ka deklaruar Fojleta.

Nehat Fojleta akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Nga ana tjetër Sehar Xhenje i arrestuar gjithashtu dhe i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje ka mohuar se ka patur dijeni për ngjarjen e shokut të tij. ”

Unë kam shkuar në afërsi të fushës për të marrë shokun tim me makinë. Nuk e kisha fare idenë se çfarë ka bërë ai dhe se ishte përleshur me trajnerin e Vllaznisë. Nuk kam asnjë ide për çfarë ka ndodhur dhe s’kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Unë isha rastësisht aty”, ka deklaruar Xhenje duke hedhur poshtë akuzën ndaj tij. Përveçse bashkëpunëtor në këtë ngjarje, Xhenje akuzohet edhe për “deklarim të rremë” përpara oficerit të policisë duke patu dyshime se ai nuk ka thënë të vërtetën.

Klubi Vllaznia në deklaratën për shtyp pas ngjarjes me teknikun Gjoka u shpreh se ka dyshime se sulmi ndaj trajnerit mund të jetë i sponsorizuar nga persona të tjerë. Po ashtu edhe vetë trajneri Gjoka disa herë e ka deklaruar se ai do të dijë se kush është koka që fshihet pas këtij sulmi ndërsa dy personat e arrestuar i quan thjeshtë ‘dora’ ndërsa për të ai që e ka porositur është një tjetër person. Gjoka ka thënë gjithashtu se “fëmijët s’mund t’i bëjnë futbollistë me zor” duke lënë të kuptohet se ky sulm mund të ketë lidhje me pakënaqësitë e ndonjë prindi për fëmijën e tij që ka arritur aty pretendojnë, në ekipin e parë. Policia ka tre pista se kush mund të jenë porositësit e sulmit por deri më tani ende nuk është avancuar në këtë pjesë për shkak se dy të arrestuarit e kanë mohuar se pas tyre fshihet dikush tjetër që ka organizuar dhe sponsorizuar sulmin.

Tags: AutoritdeshmiadurovaGjokaofendoirëndëTentoithertetrajnerin

TË LIDHURA

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të
Sport

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…
Sport

Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…

18:15 | 13/08/2025
E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë
Sport

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

17:13 | 13/08/2025
Next Post
Fatos Kongoli në gjendje të rëndë, ish-deputeti apelon për ndihmë

Fatos Kongoli në gjendje të rëndë, ish-deputeti apelon për ndihmë

Adriatik Llalla “emigron” drejt Gjermanisë, ambasada tregon sa mund të qëndrojë

Adriatik Llalla “emigron” drejt Gjermanisë, ambasada tregon sa mund të qëndrojë

Kokaina/Basha nxjerr dokumentin: Kompania ka bërë 97 ngarkesa në Kolumbi

Kokaina/Basha nxjerr dokumentin: Kompania ka bërë 97 ngarkesa në Kolumbi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com