Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mega-operacioni, Veliu: Kokaina me vlerë mbi 180 mln euro, kush janë porositësit

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mega-operacioni, Veliu: Kokaina me vlerë mbi 180 mln euro, kush janë porositësit

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur lidhur me mega operacionin e zhvilluar mbrëmë, ku u kapën 613 kg kokainë.

Veliu tha se droga ka mbërritur në portin e Durrësit më 19 shkurt, e fshehur në kontejnerët me banane, ndërsa më pas është mbajtur nën vëzhgim për gjatë gjithë kohës, derisa operacioni “Last Snow” është kryer gjatë natës së djeshme në magazinën e kompanisë “Arbri Garden”, me pronar A.Ç-në.

Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa janë arrestuar shtetasit Donaldo Lushaj, 25 vjeç nga Tropoja dhe Armando Pezaku, nga Durrësi.

Fjala e Veliut:

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda, në bazën e informacioneve të siguruara më herët, pas një pune të mirëogranizuar, ka arritur të finalizojë operacioni Last Snoë. U bë e mundur kapja e një sasia drogë rekord, me vlerë mbi 180 milion euro. Ishte nisur me kontejnerë nga Kolumbia, duke kaluar tranzit ne Itali, Maltë, e mbërritur në Shqipëri më 19 shkurt.

Operacioni ka nisur më 27 shkurt, në momentin që ngarkesa u mor në dorëzim nga kompania “Arbri me pronar shtetasin A.Ç.

Kokiana ishte e fshehur në kontejnerin me banane, që u mbajt në vëzhgim të pandërprerë, derisa mbërriti në magazinën e firmës. Shërbimet kanë rrethuar objektin e më pas kanë ndërhyrë në magazinë. Nga hetimet rezultojnë të përfshirë Dondaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe shtetasi Armando Pezaku, lindur në Durrës. U shpall në kërkim pronari A.Ç. Hetimet po vijojnë për të zbuluar

Vijon puna për sekuestrimin e pasurive.

Policia e Shtetit e vendosur të godasë çdo paligjshmëri për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurt.”, tha Veliu.

Edhe prokurori Hajdarmataj ka folur lidhur me operacionin, ku tha se hetimet vazhdojnë dhe se s’mund të japë detaje:

“Nuk mund t’ju japim detaje të tjera, hetimet vazhdojnë. Çështja është nën hetim. Ky është rasti i vetëm me këtë sasi të lëndëve narkotike, ne s’mund të japim detaje të tjera, në vijim do mësoni detaje nga operacioni. Jemi të gjithë të angazhuar.”

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Kapet sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë tregu rreth 180 milion euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në konferencë për shtyp së bashku me përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Hetimit Doganor dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.

Tags: arrestohetkokainambi 180 mln eurome vlerëMega-operacioniSi u kaptropojani dhe durrsakuVeliu

TË LIDHURA

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual
Aktualitet

Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual

18:49 | 19/02/2026
Next Post
Del letra e Metës, ja pse heziton të japë autorizim për plotfuqishmërinë

Çështja e detit/E kërkuan në seancë dëgjimore, vjen përgjigja nga Presidenca

Rrëfehet basketbollisti shqiptar: Përfundova në burgun e Spaçit, dashurova vajzën e ambasadorit italian

Rrëfehet basketbollisti shqiptar: Përfundova në burgun e Spaçit, dashurova vajzën e ambasadorit italian

Kampioni Cormier “injoron” keq Ilir Latifin: Do ishte vetëvrasje për ty

Kampioni Cormier “injoron” keq Ilir Latifin: Do ishte vetëvrasje për ty







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?
Showbizz

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

by mirseda
20:06 | 19/02/2026
0

Filmi më i ri i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos “Loja e fundit”, po konsiderohet si një...

Osmani nga Bordi i Paqes: Me SHBA-në dhe aleatët për paqe e siguri!

Osmani nga Bordi i Paqes: Me SHBA-në dhe aleatët për paqe e siguri!

19:39 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual

Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual

18:49 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com