Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Detajet/Vrau bashkëshorten, por mjekët e Fierit fshehën krimin

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Detajet/Vrau bashkëshorten, por mjekët e Fierit fshehën krimin

U desh më shumë se një vit që të zbardhej vdekja e një gruaje në Fier. Mjeku e spitalit të Fierit kreu një krim të rëndë kur fshehu shkaqet e vërteta të vdekjes së shtetases Vreke Velaj. Mjeku në atë kohë deklaroi se ishte vdekje natyrale, por sot rezulton se ishte një vrasje.

Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të merret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së Vreke Velajt, bashkëshortit të saj, Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Ditën e sotme është vënë në pranga Namik Velaj, pas një hetimi të gjatë nga policia dhe prokuroria. Ndërsa mjeku i Qendrës Shëndetësore Patos, Ilir Tanku, i cili e ka trajtuar si natyrale vdekjen e gruas, i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit, si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore. 

Vëllezërit e viktimës në muajin tetor 2017 kanë ngritur pretendime se motra e tyre është vrarë dhe autori i dyshuar mund të ishte bashkëshorti i saj.
Ata kanë thënë përpara grupit hetimor se në trupin e viktimës kanë konstatuar shenja dhune si dhe kanë përjashtuar pistën e vdekjes natyrale. Me marrjen në shqyrtim të kësaj padie dhe rishqyrtimit të provave, grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se Vreke Velaj është vrarë nga bashkëshorti i saj Namik Velaj, 75 vjeç​. 
Njoftimi i policisë: 

Zbardhet vrasja e një shtetaseje nga bashkëshorti i saj në Janar të vitit 2017. Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes. Procedohet penalisht edhe mjeku i Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V.V, vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.

Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të meret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit:

-Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tags: “vrau"bashkeshortene Fieritfshehenkriminmjeket

TË LIDHURA

Kreu i PD flet, demokrati mban shënime, Berisha ‘përballet’ me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë
Politikë

Kreu i PD flet, demokrati mban shënime, Berisha ‘përballet’ me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë

13:52 | 13/12/2025
Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma
Aktualitet

Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma

12:10 | 13/12/2025
Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare
Politikë

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Next Post
Shqiptarët të varfër, por qejflinj në rroba “firmato”

Shqiptarët të varfër, por qejflinj në rroba “firmato”

Tirana “pushtohet” nga dëbora (VIDEO)

Tirana “pushtohet” nga dëbora (VIDEO)

Surprizon Parker: Joshuan e hedh në tapet me një grusht të vetëm (Video)

Surprizon Parker: Joshuan e hedh në tapet me një grusht të vetëm (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Kreu i PD flet, demokrati mban shënime, Berisha ‘përballet’ me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë
Politikë

Kreu i PD flet, demokrati mban shënime, Berisha ‘përballet’ me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë

by mirseda
13:52 | 13/12/2025
0

Ndonëse ka pasur ‘përplasje’ mes tyre në distancë, ku Berisha nuk është kursyer me deklaratat, Ervin Salianji...

Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma

Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma

12:10 | 13/12/2025
Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

22:56 | 12/12/2025
Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com