Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Hapen doktoraturat/Zbuloni kriteret që duhen për të fituar tituj e gradë shkencore

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ekonomia në rënie, shqiptarët “turren” drejt masterave

Këtë vit është hapur drita jeshile për studimet doktorale, pas një bllokade 4 vjeçare. Në aktin nënligjor të radhës, derivat i ligjit për arsimin e lartë, Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret për fitimin e gradës shkencore “doktor” si dhe standardet për titujt akademikë “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”.

Me ligjin e ri të arsimit, studimet doktorate integrohen me kërkimin shkencor e po ashtu sjell një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si do të menaxhohen ato nga universitetet. Ndryshe nga ç’u procedua përpara se të bllokoheshin, tashmë nuk do të ketë më Profesorë të Asociuar apo Profesorë, që marrin përsipër deri në 40 doktorantë në një grup kërkimor.

Numri do të jetë i kufizuar, përkatësisht në 5 dhe 7 kandidatë maksimalisht, dhe deri në tre doktorantë në rastet kur udhëheqësi është i angazhuar me kohë të pjesshme në fakultet.

KRITERET PËR DOKTORANTËT

Qeveria ka përcaktuar dy kritere bazë për kandidatët doktorantë përpara se të mbrojnë tezën. Së pari, nevojiten minimalisht tre referime në veprimtari shkencore ndërkombëtare si dhe të ketë botuar po aq artikuj në revista shkencore prestigjioze.

Por do të jetë fakulteti ai që me anë të një rregulloreje të posaçme përcakton kriteret specifike, që kanë të bëjnë me vijimin e projektit kërkimor, kushtet që duhet të plotësojë kandidati për t’u pranuar, afatet e pagesës apo edhe ndërprerjen apo pezullimin e studimeve.

Paraprakisht, fakultetet dhe departamentet ofrojnë programet e studimit, për të cilat kandidati aplikon individualisht dhe në fund harton edhe disertacionin sipas formatit që parashikohet në rregullore.

Po kush vlerëson, nëse një kandidat duhet t’i jepet grada shkencore?! Së pari, teza finale kalon në departament, i cili brenda dy javësh e vlerë- son dhe ia përcjell komisionit për dhënien e gradës “Doktor”. Nëse ky i fundit e vlerëson pozitivisht, ngre jurinë, e cila, nga ana e saj, vlerësimin ia rinis komisionit e më pas dekanit, i cili i vë vulën përfundimtare.

“PROFESOR I ASOCIUAR” DHE “PROFESOR”

Të gjithë lektorët, që kanë së paku pesë vite që kanë mbrojtur doktoraturën, mund të kandidojnë për titullin “Profesor i Asociuar”. Por më parë ai duhet të ketë plotë- suar tre kushte: të ketë zhvilluar një cikël të plotë leksionesh, të paktën në një lëndë për tre vjet; mimimalisht 5 vite përvojë si dhe të zotërojë aftësinë e lektrimit në një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian.

Për kandidatët për Profesorë të Asociuar numri i botimeve shkencore e referimeve në revista ndërkombëtare është së paku pesë. Ndërkaq, Profesorët e asociuar duhet të zhvillojnë minimalisht dhe pesë vite mësim në auditore për të aplikuar për marrjen e titullit “Profesor”.

Për këta të fundit, rregullat janë më të forta. Ata duhet të jenë titullarë lënde ose udhëheqës të veprimtarisë shkencore për 5 vite akademike, tetë vite punë me kohë të plotë pas gradës “doktor”, së paku dy doktorata të përfunduara, si dhe të jenë të aftë për leksione në një nga pesë gjuhët e BE-së. Kriteret për vlerësimin akademikodidaktik për kandidatët i caktojnë universitetet.

KRITERET PËR GRADAT E TITUJT

PËR GRADËN “DOKTOR”

Të ketë realizuar si autor i parë ose i dytë, kur autori i parë është udhëheqësi shkencor, së paku 3 (tre) referime, 2 (dy) nga të cilat të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres), në një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, OECD-së ose G20-s, të pranuara në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor dhe të botuara në “Proceedings”, të indeksuar me kod ISBN ose ISSN;

Të ketë botuar, së paku, 3 (tre) artikuj shkencorë në revista shkencore, nga të cilët 2 (dy) të jenë botuar ose pranuar për botim në revista të indeksuara të vendeve të OECD-së, BE-së ose G20-s, me bord editorial, ku, së paku, në njërin prej tyre të jetë autor i parë dhe në tjetrin autor i dytë.

PËR TITULLIN “PROFESOR I ASOCIUAR”

Zhvillimi i një cikli të plotë leksionesh për, së paku, një lëndë, për 3 (tre) vite akademike;

Përvojë pune si personel akademik me kohë të plotë për një periudhë, së paku, 5 (pesë)- vjeçare, me apo pa ndërprerje ose me kohë të pjesshme si lektor, për një periudhë 8 (tetë)- vjeçare akademike,me apo pa ndërprerje, pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”;

I aftë të mbajë leksione në një nga pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian: angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle, ose të mbrojë veprimtarinë kërkimore botuese përpara Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik, në një nga gjuhët e mësipërme, në përputhje me statutin dhe rregulloren e IAL-së.

PËR TITULLIN “PROFESOR”

Të ketë qenë titullar lënde ose moduli dhe udhëheqës i veprimtarisë shkencore për një periudhë jo më të shkurtër se 5 (pesë) vite akademike;

Të jetë ose të ketë qenë i punësuar si personel akademik me kohë të plotë si lektor për një periudhë 8 (tetë)-vjeçare akademike, pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”, ose me kohë të pjesshme, si lektor, për një periudhë 12 (dymbëdhjetë)-vjeçare akademike pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”;

Të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar;

Të jetë i aftë të mbajë leksione në një nga pesë gjuhët e Bashkimit Europian: angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle ose të mbrojë veprimtarinë kërkimore-shkencore përpara Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik në një nga këto gjuhë, në përputhje me statutin dhe rregulloren e IAL-së.

Tags: “shkencore”DoktoraturatduhenfituargradëhapenkriterettitujZbuloni

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Largohet Donnarumma? Milani siguron një 36-vjeçar për portën

Largohet Donnarumma? Milani siguron një 36-vjeçar për portën

Merkel ʽflirtonʼ me kundërshtarin, Spahn emërohet në qeveri

Merkel ʽflirtonʼ me kundërshtarin, Spahn emërohet në qeveri

Video/Rama i tregon arritjet, Juncker: Jam i uritur!

Video/Rama i tregon arritjet, Juncker: Jam i uritur!







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com