Në Kategorinë e Parë të Grupit B janë luajtur 4 ndeshje, ku Apolonia e vendit të tretë ka arritur të marrë një pikë përballë Tiranës kryesuese. Shënkolli ka shkatërruar në shtëpi Tomorin me shifrat 4-0, ndërkohë që Iliria ka fituar me përmbysje përballë Turbinës në Fushë-Krujë. Pogradeci nuk ka gabuar, duke mundur në shtëpi 3-0 ekipin e shkumbinit, ku dy gola u shënuan nga i përhershmi Çekiçi.
Grupi B
Apolonia – Tirana 0-0
Pogradeci – Shkumbini 3-0
16′ Liçkollari, 38′, 56′ Çekiçi
Shënkolli – Tomori 3-0
34′, 52′ Kulli, 79′ Gega
Iliria – Turbina 3-2
8′ Zuna, 59′ Gjokea, 90′ Berberi / 38′ (p), 41′ Gërxho
Nesër, ora 14:00
Naftëtari – Bylis
Janë zhvilluar tre ndeshjet e javës së 17’ në Kategorinë e Parë të Grupit A, ku Kastrioti kryesues ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Besës, që ndodhet në vendin e fundit. Korabi ka mundur ekipin e Besëlidhjes me shifrat 1-0, duke e kaluar edhe në renditje në ndeshjen e cila u luajt në Peshkopi. Egnatia ka vuajtur përballë Burrelit, por ka fituar 1-0 vetëm në minutën e 92-të
Grupi A
Kastrioti –Besa 0-1
34′ Pasha
Korabi – Besëlidhja 1-0
37′ (p) Veliaj
Egnatia – Burreli 1-0
92′ Kingsleu
Nesër, ora 14:00
Dinamo – Tërbuni
Vllaznia B – Erzeni