Akoma pa u bërë 24 orë nga aksidentiti tragjik në qytetin e Shkodrës, gjithçka që arrihet të shikohet pas asaj tragjedie janë vetëm mbetjet e aksidentit, ku mjeti “Lexus” i tëri me parakolp të dëmtuar dhe pak më tutje një makinë policie. Ajo që ndodhi në këtë vend është më tepër se e dhimbshme.
Babai Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij vajzën 5-vjeçare dhe foshnjen 9 muajshe. Vajza tjetër e tij është në koma në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk japin shpresa për të.
“Gjithsej janë 4 të shtruat. 3 janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vajza 10 vjeç është në gjendje shumë të rëndë, me komë të thellë, aq sa nuk reagon kundrejt mjekimeve që po merr. Deri më sot ky rast është rasit më i dhimbshëm që ka mbërritur ndonjëherë në Urgjencën e Shkodrës”-shrehet Mjekja e Urgjencës.
Një ditë pas aksidentit gjithçka shihet janë vetëm rrënojat e mbetura prej asaj tragjedie të ndodhur në aksin rrugor Velipoj-Shkodër.
Fouristrada ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Shkodrës, ndërsa mjeti tjetër tip Alfa Romeo ka qenë duke udhëtuar ne drejtim të plazhit të Velipojës, ku ka ndodhur përplasja.
Nga pamjet e filmuara duket se shpejtësia duhet të ketë qenë tej normave të lejuara nga të dy drejtuesit e automjeteve duke shkaktuar kështu këtë bilanc tragjik.
Zyrtarisht nuk ka ende një fajtor, në kushte kur njëri nga drejtuesit, ai i makinës Alfa Romeo humbi jetën në vend, kurse drejtuesi i mjetit fuoristradë, Ndrek Gjergji ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Edhe gruaja e viktimës, ka dhënë shenja jete dhe ka kaluar rrezikun. Ashtu dhe pasagjeri në makinën e Gjergjit.
Skena ka qenë horror. Nëna kërkonte fëmijët, kurse trupat të gjakosur jepnin shpirt.