Mediet e huaja i kanë kushtuar një rëndësi të madhe 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili u kremtua me një ceremoni të veçantë.
Por, historia bëri që shteti i Kosovës të mbajë tashmë të pandarë dy flamuj, atë kuq e zi dhe të kaltër e të verdhë.
Gazetari i TRT World, ka pyetur vetë qytetarët e Prishtinës, se cili prej flamujve i përfaqëson ata.
Përgjigjet e tyre janë vërtetë argumentuese dhe shpesh prekëse, teksa nuk ngurrojnë të tregojnë se flamuri i tyre është ai kuq e zi. Ka nga ata që e vendosin në zemër, e të tjerë që e puthin atë.
“Duket sikur flamuri kuq e zi e ka historinë dhe kosovarët këtë kanë në zemër, ndërsa flamurin tjetër, e respektojnë”, thotë në fund gazetari.