E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Prokuroria zbardh dosjen: Xhika dhe vartësit e tij firmosën 12 amendime

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka e Albens Alite, kanë firmosur në kundërshtim me ligjin 12 amendime kontratash për rrugën Tiranë – Elbasan. Këto ndryshime, sipas Prokurorisë, janë bërë me qëllim përfitimi, pasi janë në kundërshtim me ligjin, duke qenë se është shmangur Këshilli Teknik i ARRSH dhe bordi drejtues

Ky autoritet vepron në bazë të ligjit 10164, i cili rregullon kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të këtij autoriteti.

Në bazë të këtij ligji, është miratuar me vendimin nr.4, datë 15 prill 2016, rregullorja e brendshme e funksionit të Autoritetet Rrugor Shqiptar. Si ligji, ashtu edhe rregullorja e miratuar në zbatim të tij, parashikojnë si organe të autoritetit; 1. Bordin, 2. drejtorin e Përgjithshëm dhe Bordi, sipas parashikimit të nenit 8 të ligjit që është përgjegjës për menaxhimin e veprimtarisë së ARRSH dhe i merr vendimet me shumicën e votave të 7 anëtarëve të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH është përfaqësuesi te të tretët i këtij institucioni, nuk është pjesë e bordit dhe nuk ka të drejtë vendimmarrjeje personale. E megjithatë, sipas Prokurorisë, Dashamir Xhika dhe vartësit e tij kanë bërë 12 amendime, pa përfshirjen e Bordit apo të Këshillit Teknik të ARRSH.

Dosja e Prokurorisë:

 “Kërkesa e ARRSH-së drejtuar Ministrisë së Financave për fonde shtesë në vlerën 35.17 milionë dollarë, nuk ka qenë e studiuar dhe argumentuar me projekte të miratuara. Drejtori aktual i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, Aksel Qurquka, me shkresën nr.22, datë 22.12.2016, i është drejtuar Drejtorisë së Projekteve në Ministrinë e Transporteve dhe për dijeni të ministrit të Transporteve e Autoritetit Rrugor Shqiptar, me të cilën ka kërkuar shtesë fondesh për projektin e segmentit 1 në shumën 14 211 213 dollarë, si dhe rialokim fondesh në vlerën 772 753 dollarë, fonde këto të mbetura nga kontrata e punimeve të segmentit 3, për të cilën nga ana e ministrisë nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit, përsëri me shkresën nr.272, datë 18.07.2017, i është drejtuar ministrit të Transporteve dhe për dijeni të drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH, me kërkesën për shtim fondesh në vlerën 12 650 000 dollarë dhe rialokim fondesh të mbetura nga ky projekt në vlerën 772 753 dollarë, për mbylljen e financimit të projektit për këtë segment.

Nga struktura përkatëse në MTI, përsëri nuk është kthyer ndonjë përgjigje në ARRSH për çështjen e ngritur. Dy shkresat e mësipërme për shtesë fondesh janë nënshkruar nga Qurduka, duke vënë në dijeni në të dyja rastet drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH”-thuhet në dosjen e Prokurorisë. Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të thërrasë për këtë çështje edhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...