Dy të armatosur në qytetin e Lçait kanë arritur të grabisin me armë një biznesmen, Identiteti I të cilit bëhet me dije të jetë Seit Sinani.
Të maskuarit I kanë prerë rrugën dhe I kanë kërkuar t’i marrin gjithçk kishte me vete Pistat e hetimit thonë se grabitësit e kanë ndjekur nga pas bznesmenin deri në momentin e grabitjes.
Personat në fjalë konsiderohen si persona të rrezikshem, dhe mendohet të kenë patur edhe marredhenie te afërta me pronarin e një prej restoranteve më të njohura në atë zonë.
Duke I drejtuar armën në kokë, Sinani është ndjerë I detyruar që të dorëzonte gjithçka kishte me vete.
Në dëshminë e tij të dhënë në polici biznesmeni ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të identifikonte grabitësit, por ai thotë se dukeshin që ishin të rinjë në moshë.