Aktori i njohur Bujar Asqeriu tha sonte se aktori i madh Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit në teatër sepse s’kishte ngrohje. I ftuar në studion e “360Gradë” në “Ora News”, Asqeriu tregoi fakte rrëqethëse nga ajo që ndodh në sallën e Teatrit Kombëtar. Ai kujtoi Trebicën që dridhej nga në teatër për artin megjithëse ishte i sëmurë në mushkëri.
“Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri“, deklaroi Asqeriu.
Bujar Asqeriu edhe ditën e djeshme kundërshtoj ashpër projektin e qeverisë për Teatrin Kombëtar.