Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Arsyet pse Kosova s’po anëtarësohet në OBT

8 vjet ago
in Të Gjitha
Arsyet pse Kosova s’po anëtarësohet në OBT

Ka më gjatë se 10 vjet që kur kanë filluar bisedimet dhe përgatitjet e Kosovës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Por, ende nuk është kryer as procedura formale e aplikimit.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thonë se tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike për aplikim në këtë organizatë.

Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se dokumentacioni është i gatshëm, por ende nuk është vendosur së në çfarë modaliteti do të aplikohet.

Dilemat janë në mes të anëtarësimit të rregullt të Kosovës apo anëtarësimit si shtet vëzhgues për një periudhë fillimisht pesëvjeçare.

“Dokumenti i cili tashmë është i përgatitur, quhet ‘Memorandumi mbi Regjimin e Tregtisë së Jashtme’, dokument ky, i cili përfshinë më vete politikat tregtare dhe ekonomike të një vendi që aspiron të bëhet anëtar i Organizatën Botërore të Tregtisë”, tha Dervisholli.

Kjo organizatë ndërkombëtare ka selinë në Gjenevë të Zvicrës. Funksioni i saj është nxitja dhe vënia në zbatim e ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami thotë se gjatë periudhës sa ka udhëhequr këtë ministri, ka pasur mbi dhjetë takime me përfaqësues të vendeve anëtare në OBT.

Ndërkaq, hezitimi për të aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë, sipas saj, ndërlidhet me faktin se pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, mund të kundërshtojnë këtë anëtarësim.

“Na është thënë se edhe nëse aplikoni pa pasur konsensus të plotë të shteteve anëtare, asnjëherë nuk vihet në rend dite. Kështu që, duhet të përgatitet mirë terreni”, tha Bajrami.

Ajo rikujton edhe rastet kur Kosova, përkundër aplikimit, nuk ka arritur të bëhet anëtare e organizatave e mekanizmave ndërkombëtarë, duke marrë si shembull UNESCO-n (Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim).

“Jemi këshilluar, sidomos nga Ambasada Amerikane në atë kohë, që duhet shumë të lobohet para se të aplikohet, në mënyrë që çështja të trajtohet. Dhe jo vetëm të vendosësh një aplikacion, i cili atje ndoshta do të mbulohej nga pluhuri”, tha Bajrami.

Lobimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me partnerët ndërkombëtarë për aplikim në OBT, ka filluar më herët dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thotë Sytrime Dervisholli.

Sidoqoftë, Dervisholli shpreson se gjatë këtij viti, Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në këtë organizatë.

“E kemi parasysh edhe faktin që pastaj negociatat janë të gjata për anëtarësim në OBT dhe mund të marrin kohë disa vite. I kemi shembuj vendet e rajonit, ku procesi i negociatave ka ndodhur deri në 10 vite”, tha Dervisholli.

Organizata Botërore e Tregtisë ka filluar punën në vitin 1995, shkruan rel. Nga shtetet e rajonit, në vitin 2012, Mali i Zi është bërë anëtar i plotë i kësaj organizate.

Kurse, Kazakistani në vitin 2015 është bërë anëtari i fundit i 162-të i Organizatës Botërore të Tregtisë, pas 20 vitesh sa ka zgjatur procesi i negociatave.

Tags: anetaresohetarsyetbotërorekosovaOrganizatënTregtisë

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Një tjetër kuqezi i bashkohet kampionatit italian

Një tjetër kuqezi i bashkohet kampionatit italian

Infertiliteti në rritje/Të huajt zgjedhin të bëjnë në Shqipëri fekondimin in vitro

Infertiliteti në rritje/Të huajt zgjedhin të bëjnë në Shqipëri fekondimin in vitro

Shqiptari vdes në anije, familja: Pse gjithë këto vuajtje? Nuk ishte kriminel

Shqiptari vdes në anije, familja: Pse gjithë këto vuajtje? Nuk ishte kriminel







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

by mirseda
21:16 | 04/02/2026
0

Mbrëmjen e sotme, rajoni juglindor i Shqipërisë përjetoi disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme, të regjistruara me interval...

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Kushtetuesja e Kosovës: Nënkryetari serb propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Kushtetuesja e Kosovës: Nënkryetari serb propozohet nga shumica e deputetëve serbë

20:58 | 04/02/2026
U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

20:48 | 04/02/2026
Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

20:31 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com