Vendimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ka ngjallur debate të forta në opinionin publik. Protestës së artistëve kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës për zhvendosjen e tyre nga Teatri Kombëtar, i është bashkuar edhe aktorja Luiza Xhuvani, e cila ka dhënë shumë për teatrin dhe filmin shqiptar.
Mes artistëve që kanë shënuar emrin në listën e firmëtarëve që janë kundër projektit të qeverisë shihet edhe ai i aktores Xhuvani, e cila ka qenë edhe deputetet e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste.Rikujtojmë se artistët njëzëri janë shprehur kundër vendimit të marrë nga Ministria e Kulturës, ndërsa kanë deklaruar se ky institucion është një pasuri kombëtare dhe një veprim i tillë ndikon negativisht në luturën shqiptare.
Ndërkohë aktori i shumë roleve në Teatrin Kombëtar, Bujar Asqeriu ka deklaruar gjatë paradites së sotme se artistët po nëpërkëmben, ndërsa vendi po drejtohet nga hajdutët dhe kriminelët.