Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Fituesi i Sanremos; Ermal Meta flet për babanë e dhunshëm: Bastard, sʼmë ke bërë asgjë

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Fituesi i Sanremos; Ermal Meta flet për babanë e dhunshëm: Bastard, sʼmë ke bërë asgjë

Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” është fituesja e Festivalit të Sanremos për vitin 2018-të. Këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe italiani Fabrizio Moron ngritën lartë “Luanin e Artë” në Sanremo . Kënga e tyre flet për terrorizmin, por herën e parë që këngëtari shqiptar e ka kënduar, ka menduar për fëmijërinë e tij të vështirë. Ka qenë vetë Ermali që e ka zbuluar atë gjatë “Postefestivalit” me Edoardo Leo dhe Carolina Di Domenico.

Meta ka treguar se pasi e ka shkruar bashkë me Moron dhe Andrea Febon, atij i ka ardhur në mendje babai i tij i dhunshëm dhe ka theksuar se pavarësisht të gjithave, ‘nuk i ka bërë asgjë’ atij dhe nuk e ka ndaluar dot Ermalin që të vazhdonte të kishte një jetë të lumtur.

“Kjo këngë, a ju kujton aspekte të jetës suaj personale?”, e pyeti një gazetar në programin e Rai Uno. Përgjigja e Ermalit ishte e qartë dhe në të njëjtën kohë emocionuese: “Kur e këndova për herë të parë më solli në mendje fëmijërinë time. Doja të këndoja: “Bastard, ti nuk më ke bërë asgjë”.

Historia e fëmijërisë së Ermal Meta

Nuk është hera e parë që Ermal Meta flet për marrëdhëniet me babanë e tij. Në më shumë se një rast, këngëtari e ka shprehur dhunën e tij dhe se si ajo e ka shënjuar fëmijërinë e tij. Ai e ka bërë me dije në këngët “Letër babait tim” dhe “Ndalohet të vdesësh”.

Në të parën Ermali ka treguar për një marrëdhënie shumë të trazuar me figurën e babait. Një prind i gjendu përherë por i përshkruar si një kafshë. Në “Ndalohet të vdesësh” këngën me të cilën u rendit i treti në Sanremo në vitin 2017 – ka sjellë në vend në vëmendje dhunën familjare pre e së cilës ka qenë.

Ermal Meta ka shkuar në Itali që kur ishte 13 vjeç. Ka lindur dhe është rritur në Shqipëri. Aktualisht është i fejuar me Silvia Notargiacomo.

Tags: asgjebabanëBastardbërëdhunshëmermal metafituesifletsanremos

TË LIDHURA

Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit
Kultura

Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit

12:24 | 17/06/2025
Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës
Kultura

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

08:32 | 17/06/2025
NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor
Kryesore

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor

14:56 | 16/06/2025
Next Post
Durrës/Sekuestrohen 10 kg heroinë, pranga shoferit të kamionit

Durrës/Sekuestrohen 10 kg heroinë, pranga shoferit të kamionit

Zvicra shpik armën e veçantë për rrëzimin e dronëve

Zvicra shpik armën e veçantë për rrëzimin e dronëve

Ligji i shqipes, një përballje e “frikshme” mes partive

Ligji i shqipes, një përballje e “frikshme” mes partive

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com