Nuk është hera e parë që ai sulmin San Paolin për zgjedhjet që ka bërë dhe në veçanti e ka me Mauro Icardin. Është Diego Maradona kritiku më i madh i kombëtares së Argjentinës, ku këtë herë është shprehur se ekipi ka humbur respektin. Argjentina siguroi kualifikimin në kampionatin Botëror vetëm në ndeshjen e fundit dhe kjo vetëm për meritë të Messit.
“Me përjashtim të Messi-t, bota ka humbur respektin për Argjentinën dhe askush nuk na ka më frikë”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për “Diario Popular”. “Ajo që më bezdis më shumë se Argjentinën nuk e respekton njeri. Në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë mund të kishim pësuar tetë gola”.
Më pas Maradona ka vazhduar duke sulmuar trajnerin Sampaoli dhe zgjedhjet e tij: “Është një turp të marrësh Icardi-n në Kupën e Botës kur Higuain është dhjetë herë më i mirë”, ka thënë Maradona. “Është e qartë se Sampaoli nuk di asgjë. Po kërkojmë një numër 9 kur kemi Carlos Tevez”, ka përfunduar Maradona.