Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, senati arrin marrëveshje për buxhetin

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, senati arrin marrëveshje për buxhetin

Një ditë përpara një rreziku të ri për mbylljen e qeverisë amerikane, udhëheqësit e Senatit arritën të mërkurën një marrëveshje dypalëshe që do ta mbajë qeverinë federale të financuar për dy vjet. Por për tema të debatueshme, sikurse emigracioni nuk ka ende një marrëveshje.

“Jam i kënaqur të njoftoj se negociatat dypalëshe lidhur me shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe priorite të tjera, prodhuan një marrëveshje të rëndësishme“, tha në Senat kreu i shumicës republikane, Mitch McConnell.“U bashkuam për një marrëveshje që është shumë e mirë për popullin amerikan” tha udhëheqësi i pakicës demokrate Chuck Schumer.

Paketa pritet të rrisë shpenzimet e qeverisë amerikane për mbrojtjen kombëtare dhe programet e brendshme, me 300 miliardë dollarë gjatë një periudhe dyvjeçare, duke i dhënë fund viteve me kufizime të detyrueshme buxhetore, që sipas republikanëve, po e tkurrnin ushtrinë amerikane, ndërsa për demokratët, po dëmtonin njerëzit në nevojë.

“Falë kompromisi të arritur për herë të parë ndër vite, forcat tona të armatosura do të kenë më shumë burime të nevojshme për ta mbajtur Amerikën të sigurtë“, – tha zoti McConnell. “Marrëveshja do të na ndihmojë t’u shërbejmë veteranëve që na kanë shërbyer me trimëri dhe do të sigurojë fonde për përpjekje të rëndësishme, si ndihma në rastin e katastrofave, për infrastrukturën, si dhe për të luftuar abuzimin me opioidet“, tha ai.

Marrëveshja erdhi në momentet e fundit, ndërsa financimi federal për qeverinë skadonte në mesnatën e së enjtes. Nëse financimi nuk zgjatej, qeveria amerikane do të kishte pësuar mbylljen e dytë të pjesshme brenda një periudhe të shkurtër.

Për t’u bërë ligj, paketa duhet të miratohet nga të dyja dhomat e Kongresit dhe të nënshkruhet nga Presidenti Donald Trump.

Demokratët bllokuan një projekligj të përkohshëm për shpenzimet në janar, duke shkaktuar një mbyllje të qeverisë federale për tre ditë, që lidhej pjesërisht me kundërshtimin e tyre ndaj mosveprimit të Kongresit në lidhje me programin DACA, që pritet të përfundojë më 5 mars.

Presidenti ka thënë se mbështet rrugën drejt shtetësisë për 1.8 milionë të rinj që përfitojnë nga programi DACA, pjesë e një pakete më të madhe të reformës së imigracionit. Shtëpia e Bardhë kërkon gjithashtu fonde për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, redukatim të emigracionit të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë përparësi që të vijnë në Amerikë njerëz më të kualifikuar.

Negociatat dypalëshe nuk kanë arritur ende tek një marrëveshje për ndryshimin e ligjeve amerikane të emigracionit, shkruan voa. Presidenti Trump ka hedhur poshtë një propozim që do të bashkonte një zgjidhje për DACA-n me përmirësime të kufizuara të sigurisë kufitare.

Tags: arrinbuxhetinmarreveshjeSenatiSHBA

TË LIDHURA

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Bota

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë
Bota

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

08:23 | 02/08/2025
Next Post
Ekstradohet Izet Haxhia/Tronditet Sali Berisha dhe politika shqiptare

Ekstradohet Izet Haxhia/Tronditet Sali Berisha dhe politika shqiptare

Ekstradimi/Izet Haxhia: Berisha nxori në pritë Azemin, jam gati për përballje

Ekstradimi/Izet Haxhia: Berisha nxori në pritë Azemin, jam gati për përballje

Haxhia: S’do kursehem për asgjë, ekstradimi propagandë e Ramës dhe Lu-së

Haxhia: S’do kursehem për asgjë, ekstradimi propagandë e Ramës dhe Lu-së

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com