Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me akuzat për shpërdorim detyre për ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Opinion”, në TV Klan, Hoxha tha se hetimet për ish-drejtorët kanë nisur prej 3 vitesh, por që u penguan.
“Të dy drejtorët janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion. Që prej tre vitesh janë bërë letrat, por nuk është hetuar pasi kjo çështje është penguar nga eprori paraardhës. Ka pasur ndryshim kohët e fundit sepse ka shkuar një prokuror tjetër,” tha Hoxha.
Po ashtu, Hoxha u shpreh se firma i ka marrë paratë, por rruga nuk ka përfunduar, dhe se zgjatja e afatit të punimeve 6 herë, ka bërë që parat e shpenzuara të justifikohen.
“Duhet të mbaronte brenda 2 viteve, por ka zgjatur 10 vjet dhe jo vetëm që nuk ka mbaruar por paratë janë harxhuar dhe rruga është askund…”