Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Presion nga grekët, mbyllet kursi i gjuhës shqipe në Kretë

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Presion nga grekët, mbyllet kursi i gjuhës shqipe në Kretë

Grupe të rinjsh grekë bllokuan të shtunën mësimin e gjuhës shqipe në një shkollë në Paliohora në ishullin grek të Kretës, ndërkohë që një javë më parë mësimi ishte zhvilluar normalisht për 38 fëmijë shqiptarë. Burime nga Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në këtë zonë i thanë Zërit të Amerikës se kurset e planifikuara të gjuhës shqipe për t`u zhvilluar në shkollën e mesme pasditen e së shtunës u shtynë nga presioni i njerëzve që ishin mbledhur para rrethimit të shkollës. Portalet greke vendore publikuan foto ku në hyrje të godinës qëndronte një grumbull të rinjsh dhe në portën e shkollës ishin vendosur flamuj grek.

Raportimet e medias lokale greke pohojnë se situata është tensionuar pasi në rrjetet sociale nisi të qarkullonte një foto e një nxënësi shqiptar me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi: ‘Autochthonous’. Foto i përkiste dy javëve më parë kur ishte organizuar ceremonia e fillimit të kurseve të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë që banojnë në këtë zonë. Një javë më parë mësimi i shqipes nuk u lejua në qytetin e Hanai, po në këtë ishull. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në qytetin e Hanias në ishullin turistik të Kretës në Greqi tha fundjavën e shkuar se ishte shtyrë fillimi i kurseve të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Kjo, për arsye se Këshilli i Përgjithshëm Pedagogjik i Hanias do ta diskutonte vendimin për shkollën në të cilën do të zhvillohej mësimi i shqipes.

Burimet greke thanë të premten e javës së shkuar, më 26 janar se drejtori i gjimnazit ku pritej të niste mësimi i shqipes javën e shkuar dha dorëheqjen. Disa nga mediat greke e vlerësuan ngarjen si “shpërthim nacionalizmi dhe ksenofobie në një shkollë në Hania në kohën që Athina dhe Tirana po bëjnë përpjekjet për të përmirësuar marëdhëniet dypalëshe. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Hania ka shprehur vendosmërinë për fillimin e kurseve të gjuhës shqipe në këtë rajon.

Në Greqi shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh të emigrantëve të huaj dhe një nga sfidat e tyre është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët. Në Athinë dhe Selanik funksionojnë disa kurse për mësimin e shqipes, të hapura nga Organizata te emigrantëve, por nevojat janë të mëdha në shumë rajone.

Tags: i gjuhës shqipekursimbylletnë Kretënga grekëtpresion

TË LIDHURA

“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.
Kryesore

“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.

11:56 | 13/10/2025
Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”
Kryesore

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

08:55 | 13/10/2025
Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
Next Post
Tensione në seancën e Xhikës dhe Tomës, tërhiqet gjyqtarja

Tensione në seancën e Xhikës dhe Tomës, tërhiqet gjyqtarja

Denoncimi: Kush është deputeti i PS-së që nuk paguan energjinë elektrike

Denoncimi: Kush është deputeti i PS-së që nuk paguan energjinë elektrike

Shembet ura e Hoshtevës, si e neglizhoi Kumbaro këtë monument kulture

Shembet ura e Hoshtevës, si e neglizhoi Kumbaro këtë monument kulture







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet
Ekonomi

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet

by mirseda
12:41 | 13/10/2025
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi këtë të hënë raportin vjetor të vitit 2024, në...

Mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve, Rama batuta me Presidenten e KE

Mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve, Rama batuta me Presidenten e KE

12:37 | 13/10/2025
Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje

Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje

12:34 | 13/10/2025
“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit

“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit

12:31 | 13/10/2025
“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.

“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.

11:56 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com