Nuk ka kaluar pa tensione seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe 9 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Dashamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim fondesh për rrugën e Gjinarit, një abuzim prej 5 miliardë lekësh, ndërsa në seancën e sotme ka marrë pjesë edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto.
Familjarët dhe përfaqësues të LSI-së kanë ndërhyrë gjatë seancës, duke akuzuar se arrestimi i Xhikës dhe ish-drejtorit Toma është politik. Avokati mbrojtës i Andi Tomës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Ildushe Maliqi.
Pas debateve të shumta, Maliqi është tërhequr nga çështja, ndërsa seanca është ndërprerë. Mësohet se brenda një ore, Maliqi do të zëvendësohet nga një gjyqtar tjetër.