Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Publikohet dokumenti/Gjithë gafat e FBI-së me Trumpin dhe Rusinë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Publikohet dokumenti/Gjithë gafat e FBI-së me Trumpin dhe Rusinë

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve bënë publik një raport që më parë ishte i klasifikuar sekret, ku pretendohet se zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit janë treguar të njëanshëm kundër presidentit Donald Trump. Dokumenti u publikua i plotë dhe pa redaktime, pasi presidenti Trump e autorizoi publikimin e tij.

Dokumenti iu shpërnda gazetarëve pak pasi Presidenti Trump autorizoi publikimin e tij. Raporti ishte shkruar nga kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, republikani Devin Nunes.

Si Byroja Federale e Hetimeve ashtu edhe Departamenti i Drejtësisë ishin shprehur kundër publikimit të dokumentit.

Sot herët në mëngjes, Presidenti Trump shkruante në Twitter: “Udhëheqja e lartë dhe hetuesit e FBI-së si dhe Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin e shenjtë hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pa mendueshme.”

Dokumenti SHBA per FBI-ne by Tirana Today on Scribd


“Shumë njerëzve duhet t’u vijë turp nga vetja madje edhe më shumë se kaq”, tha zoti Trump të premten. I pyetur nga një gazetar nëse dokumenti i shtonte gjasat që zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein të shkarkohej, Presidenti Trump u përgjigj “Gjejeni vetë përgjigjen”.

Zoti Rosenstein mbikëqyr hetimin për ndërhyrjen ruse dhe emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller për të drejtuar hetimin.

Sipas raportit, për të cilin FBI-ja thotë se ka pasaktësi dhe i mungon konteksti, ish-drejtues të lartë dhe drejtues të lartë aktualë të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë kishin miratuar disa herë një leje përgjimi për të ndjekur komunikimet e ish-këshilltarit të fushatës të Presidentit Trump, Carter Page.

Sipas dokumentit, informacionet e kërkimit të opozitës, kryer nga Christopher Steele, një ish-agjent britanik financuar pjesërisht nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe fushata e ish-kandidates për presidente, Hillary Clinton, përbënin një bazë kritike për akuzat që u përdorën si argument për lejen e përgjimit.

Dokumenti pretendon se kur e kishte përdorur informacioni për lejen e përgjimit, FBI-ja nuk kishte kishte përmendur se dosja ishte financuar nga zonja Clinton dhe Komiteti Kombëtar Republikan.

Sipas raportit të republikanëve, zyrtarë të lartë qeveritarë kishin favorizuar demokratët ndaj republikanëve.

Publikimi i dokumentit e intensifikon luftën politike mes Presidentit Trump dhe aleatëve të tij republikanë nga njëra anë dhe demokratëve dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së nga ana tjetër lidhur me faktin nëse hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale ishte ndikuar nga njëanshmëria politike e hetuesve.

Zoti Nunes lëshoi një deklaratë të premten duke shprehur shpresën se veprimet e republikanëve të Komisionit të Zbulimit do të “hidhnin dritë” mbi atë që ai e quajti “një sërë zhvillimesh alarmante”.

“Komisioni zbuloi shkelje serioze të besimit të publikut dhe populli amerikan ka të drejtë ta dijë kur zyrtarët në institucione kyçe abuzojnë me autoritetin e tyre për synime politike. Agjencitë tona të zbulimit dhe të rendit ekzistojnë për të mbrojtur popullin amerikan, jo për t’u përdorur që të godasin një palë në emër të tjetrës”, tha ai.

Anëtarët e pakicës demokrate në komision lëshuan një deklaratë të gjatë, duke kritikuar ashpër vendimin e zotit Nunes për ta publikuar atë, duke thënë se përmban “akuza keqinformuese kundër Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së dhe është një përpjekje e turpshme për të diskredituar këto institucione, dhe për të minuar hetimin e Prokurorit të Posaçëm dhe sabotuar hetimet e Kongresit”.

Në deklaratën e tyre, demokratët akuzuan republikanët se po vendosnin “një precedent të tmerrshëm” duke bërë publik informacion të klasifikuar që do të shkaktojë një dëm afatgjatë për komunitetin e zbulimit, vetëm për të mbrojtur presidentin Trump nga akuzat e mundshme të hetimit për ndërhyrjen ruse.

Demokratët dhe kritikët e tjerë të dokumentit thonë se ai në mënyrë selektive përdor informacionin e klasifikuar të zbulimit për të arritur në përfundimin se hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë janë politikisht të njëanshme.

Dy demokratët kryesorë në Kongres, udhëheqësi i Pakicës në Senat, Charles Schumer dhe udhëheqësja e Pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e dënuan dokumentin dhe kritikuan udhëheqësit republikanë se po vendosnin interesin partiak përpara sundimit të ligjit.

Në vorbullën e zhurmës partiake ishte përfshirë edhe FBI-ja, e cila kishte publikuar një deklaratë të pazakontë, ku thuhej se ajo ka “shqetësime të mëdha” në lidhje me saktësinë e dokumentit.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ekziston “asnjë bashkëpunim i fshehtë” mes fushatës së tij dhe Rusisë. Javën e kaluar, ai tha gjithashtu se hetimit për Rusinë nuk i ishte nxjerrë “asnjë pengesë”.

Zëri i Amerikës

Tags: demaskondokumentiFBIRusinëtrashaniketreguaTrump

TË LIDHURA

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda
Bota

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!
Bota

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

11:19 | 26/11/2025
Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…
Bota

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…

09:09 | 26/11/2025
Next Post
Vllaznia e “njëmijë halleve”, e hedh në gjyq dhe Atsian

Vllaznia e “njëmijë halleve”, e hedh në gjyq dhe Atsian

Juristi akuza të rënda ndaj Shakohoxhës: Të trajton Duka si biletashitës

Juristi akuza të rënda ndaj Shakohoxhës: Të trajton Duka si biletashitës

Ligji i luftës, deti dhe çamët/Topi: Rama, një hiç në këtë histori

Ligji i luftës, deti dhe çamët/Topi: Rama, një hiç në këtë histori







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave
Aktualitet

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

by mirseda
13:23 | 26/11/2025
0

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka nënshkruar një kontratë të re huapërdorjeje...

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com