Mes zhurmës e thirrjeve të opozitës, është votuar sot në Kuvend lista e kandidatëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit.
Kjo listë nuk është miratuar, teksa në votim morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, ndërkohë që duheshin 94 vota.
Votimi KLP dhe KLGJ
KLGJ: 73 pro, asnjë kundër, një abstenim; nuk miratohet
KLP: 73 pro, asnjë kundër, një abstenim; nuk miratohet
Ndërkohë, nuk është miratuar propozimi i opozitës për ndryshimin e projektligjit të teksteve shkollore, ndërsa ka kaluar projektligji për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.