Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Çakall”, “Sharlatan”/Lame i përgjigjet Berishës: Trulodhur, katran i zi me bojë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Çakall”, “Sharlatan”/Lame i përgjigjet Berishës: Trulodhur, katran i zi me bojë

Pas sulmeve të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha në adresë të kreut të ALUIZNIT, Artan Lame duke e quajtur atë si “Çakall”, “Sharlatan”, “Oligoçefal”, ka reaguar ky i fundit duke adresuar po fjalë fyese ndaj deputetit të PD-së Berishës.

Përmes një reagimi, Lame e ka quajtur Berishën si gojëndyrë, trulodhur, ndërsa shton se kjo është figura që Berisha  kërkon të lë në histori.

“Do marrin njerëzit e kënduar të brezit tjetër të të gjykojnë e kuptojnë mbi bazën e ç’ke shkruar dhe ç’do kuptojnë! Një plak të rrjedhur dhe të sëmurë, të mbytur në fobi dhe mani persekutimi, i pa edukatë dhe gojëndyrë, që nuk artikulon asnjë mendim koheziv, që nuk prodhon dot asnjë ide racionale nga një tru i lodhur e gjithë fije të këputura apo të ngatërruara në një senilitet prekoç. Doktor, të garantoj se kushdo që do të të njohë veç përmes shkrimeve që po lë pas, kështu do të të përcaktojë“-shkruan ai.

Shkruan Artan Lame

PO NESER, O KATRAN I ZI ME BOJE

Dje mbrëma isha tek Opinioni. Fola për Luftën Italo-Greke. Kam një jetë që e studioj e mbledh kujtime, dokumenta vaki e histori rreth saj, ndaj më ftoi Fevziu e vajta. Thashë timen, që ndoshta s’është flori i kulluar, por jam i gatshëm të dëgjoj çdo mejtim se ndoshta kështu edhe ndreq pikëpamjen time.
Sot m’u përgjigj zoti Berisha, ish-president e ish-kryeministër i vendit tim: “Çakall qeveritar, i denatyruar nga vjedhja (2 herë), sharlatan apatrid, çakall i Ramës (3 herë), oligocefal, urrejtje, histeri, vjell e vjell, karikaturë e Jorgo Zografit, zëdhënës koprolatik, Plushkin i Ramës”. Pastaj se ç’fuste një kujtesë për vitin 1995 dhe që s’merrej vesh mirë në kisha dalë unë cullak mbi gomar nga Liqeni apo Edi Rama, apo gomari ishte lakuriq, s’merrej vesh.
Të gjitha këto notonin në një postim bajagi të gjatë, ku thoshte pafund gjëra që as që i kisha thënë dje, e as që u kisha vajtur anës fare. Dhe në fund, natyrisht që u bënte thirrje shqiptarëve të ndershëm që të ngrihen kundër Edi Ramës dhe klikës së tij. Me thënë të drejtën, i tmerruar ç’po lexoja, në atë yryshin e parë edhe unë desha të ngrihem kundër klikës, po pastaj u kujtova që i bija të isha unë klika.

Tani, unë e di fort mirë se si e mendon Saliu këtë punë e ç’mendim ka ai për shqiptarët, të dikurshmit e të sotmit. Ashtu sikundër e di shumë mire se si i mendojnë këto punë Edi Rama apo Ilir Meta, apo Fatos Nano, apo të tjera figura politike të vendit tim, ashtu sikundër i dijnë të gjithë njerëzit që janë pranë tyre, që diskutojnë, apo marrin direktiva apo u japin këshilla atyre. Ky është luksi i të qenit bashkëkohës. Pra, unë e di shumë mirë që Saliu si njeri i kënduar, më të shumtën e gjërave i mendon 180 gradë në të kundërt të asaj që shpreh aty ku më gërmushet mua.

Ndaj ç’dokush që merr vesh nga këto punë, e kupton që Saliu i vërtetë është shumë më sqimatar e jakë-ngrirë, por puna ja do që në këto lloj shkrimesh t’i drejtohet instikteve më të ulta të turmës, të flasë me fjalë të ndyra se kështu eksitohen llauzi, apo të prekë telat e folk-populizmit me qeleshe e turbo-folk.
Mirëpo Doktor efendi, mirë që ne ta kuptojmë hallin se jemi bashkëkohës me ty, por unë që merrem me histori, dua të të kujtoj një belá që të pret pas dere. Nesër ti do vdesësh (edhe unë do vdes pas teje, a para teje s’i dihet, se janë punë të Zotit këto).

Dhe pasi të lëmë këtë botë, nuk do gjykohemi më mbi bazën e atyre që mendojnë ata rrotull nesh, që na i njohin sekretet e mejtimet e vërteta, por vetëm mbi bazën e asaj ç’ka do lëmë me të shkrojtur. “Carta canta” siç thonë latinët.
Do marrin njerëzit e kënduar të brezit tjetër të të gjykojnë e kuptojnë mbi bazën e ç’ke shkruar dhe ç’do kuptojnë! Një plak të rrjedhur dhe të sëmurë, të mbytur në fobi dhe mani persekutimi, i pa edukatë dhe gojëndyrë, që nuk artikulon asnjë mendim koheziv, që nuk prodhon dot asnjë ide racionale nga një tru i lodhur e gjithë fije të këputura apo të ngatërruara në një senilitet prekoç.

Doktor, të garantoj se kushdo që do të të njohë veç përmes shkrimeve që po lë pas, kështu do të të përcaktojë. E pra Doktor, kjo është figura që kërkon të lësh në histori? Ti s’e mendon veten si nallbani i fshatit që ka hallin e ditës se ç’thotë mëhalla për patkonjtë, por kërkon të hysh në histori.
E pra, harro mushkë Valarenë atëhere, se do të kujtojnë veç si mysybet o Zot, ibreti alem.

Tags: Berishëscakalli ZIkatranLamepergjigjetsharlatantrulodhur

TË LIDHURA

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
Aktualitet

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

14:49 | 29/05/2025
Ekstradohen në Itali tre shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik droge
Aktualitet

Ekstradohen në Itali tre shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik droge

14:17 | 29/05/2025
Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca
Politikë

Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca

13:54 | 29/05/2025
Next Post
Kaçe largohet nga PAOK-u, qëndron sërish në Greqi

Kaçe largohet nga PAOK-u, qëndron sërish në Greqi

Berisha: Gati për qeverisje me Ramën, më detyronte “halli”

Berisha: Gati për qeverisje me Ramën, më detyronte “halli”

Kryemadhi nuk i ndahet Ramës, ka një përshëndetje për të

Kryemadhi: Rama justifikon pasurinë duke u "shitur" poça biznesmenëve me 40 mijë euro

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
Aktualitet

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

by mirseda
14:49 | 29/05/2025
0

Erjon Alibej alias (Krymi), njeriu me rekordin më të madh të vrasjeve (7 të tilla) në dosjen...

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

14:47 | 29/05/2025
Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

14:43 | 29/05/2025
Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

14:39 | 29/05/2025
Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

14:30 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com