Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Njeriu që na mban, me kokë nga Evropa!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Njeriu që na mban, me kokë nga Evropa!

Nga Mero Baze/Shqipëria ka 82 vjet që ka Ismail Kadarenë dhe kjo është e vetmja vlerë e pandryshuar, që e ka shoqëruar kombin shqiptar në këtë shekull. Ai është nga të paktat identitete kulturore të Shqipërisë, dhe nga të paktat arsye që na vijnë në mendje, për të dalë nga situata, kur gjendemi bosh, përballë një bote që shpesh tenton të na turpërojë për mungesë vlerash.

Të gjithë ata që e duan, ose nuk e duan, të gjithë ata që nuk kanë lexuar asnjë rresht prej tij, por kanë dëgjuar se është grindur me shitësen e lagjes, apo ja ka bërë me hile komunizmit, ashtu si të gjithë ata që e adhurojnë dhe dinë përmendësh çdo gërmë të shkruar prej tij, e kanë atë, një arsye për t’u ndjerë të rëndësishëm kur e lëvdojnë apo shajnë në Shqipëri, dhe që i shpëton sa herë janë përballë dikujt tjetër, që do të dijë me se mund të lëvdohemi si komb.

E megjithatë siç do gjeni i sharë në “katundin” e vet, ai është sot një “lakmus” për të parë ku qëndron problemi i Shqipërisë me vlerat e veta dhe rrezikun që kemi me fanatikët ideologjikë dhe fetarë në Shqipëri.

Edhe pse jemi të paaftë të qepim një kostum, që i rri masës së tij si shqiptar dhe shkrimtar, ne mund ta përdorim baltën që hidhet ndaj tij, shpeshëherë si një mostër, nga e cila mund të kuptojmë betejën me fanatikët në Shqipëri.

Ismail Kadareja ka sot tre kategori fanatikësh që e sulmojnë deri në urrejtje nga bota shqiptare. Një pakicë e vogël janë fanatikët e mbetur të diktaturës, që janë thellësisht të zhgënjyer prej tij, që ja paska pasur me hile komunizmit dhe që ka shpëtuar paq prej tij. Biles këtë dytën nuk e durojnë dot fare.

Duke qenë se vepra e tij në shumicë është shkruar në komunizëm, shumica e këtyre fanatikëve e ndjejnë si tradhëti faktin që ajo është njëkohësisht vlerë botërore dhe nuk i përket dikaturës dhe dikatorit, edhe pse ai ka qenë shpesh personazh i tij. Është një reagim tipik i një pjese të shoqërisë që ndjehet e tradhëtuar jo vetëm nga dështimi i diktaturës, por dhe atij sistemi vlerash që ata mendonin se i prodhoi diktatura.

Për fat janë pak, por shumë agresivë dhe helmues në sulmet ndaj tij, që nuk i ndahen. Janë të shqetësuar kur mësojnë, se ai ishte, edhe i preferuar i Diktatorit dhe njëkohësisht përfitues me gjuhën e dyfishtë ndaj tij si frymëzues i kundërshtarëve të diktatorit. Nuk e pranojnë dot, që të gjithë ata që nuk e donin diktatorin gjatë komunizmit, por bashkëjetonin me të, e lexonin Kadarenë, si dikë që mund t’u jepte një shenjë për lirinë dhe t’ua mbante shpresën ndezur kundër saj. Bota e vogël, e pafuqishme dhe shpesh e pakualifikuar e disidencës shqiptare, nuk ka pasur asnjë zë tjetër estetik, që i bënte të besonin se kishim letërsi veç atij. Kjo u duket një tradhëti e madhe që nuk ja falin dot. Mbi të gjitha për faktin që nuk e kanë kuptuar qysh atëhere, që i duhej këputur koka.

Një pjesë e mekanizmave të diktaturës, ajo më fanatikja, që atëhere ka qenë e qartë për këtë rrezik dhe ja ka ngritur disa here pritën për ta asgjesuar, por nuk ja ka dalë dot, për shkak të peshës që ai ka pasur si shkrimtar, si personalitet dhe si emblemë e letërsisë së gjysmës së dytë të shekullit të 20. Por për fat kjo është një pakicë agresive, e palexuar, nga ata fanatikë, që besojnë ende tek një dogmë që është rrëzuar dhe që janë nervozë më shumë për fatin e tyre, se sa për fatin e Kadaresë. Në thelb ata janë pakica anti-Perëndimore e pafajshme e Shqipërisë, që e urrejnë Kadarenë, pse ka prodhuar vlera Perëndimore nën një regjim anti-Perëndimor, që ata e kishin idhull.

Një pakicë tjetër fanatikësh e betuar kundër tij, janë fanatikët fetarë anti-Perëndimorë të Shqipërisë. Këta i përkasin kryesisht islamit ideologjik që po ngjizet në Shqipëri, një tufë trushpëlarësh anadollakë, që e shikojnë atë si një të shitur tek “kaurët” e Perëndimit, që promovon vlerat Perëndimore të kombit shqiptar dhe që nuk e përmban dot injorimin ndaj tyre, si njerëz që nuk kanë punë me shoqërinë shqiptare.

Këta janë agresivë ndaj tij, duke përdorur çdo mjet, biles janë gati të bëhen aleatë edhe me ateistët fanatikë të diktaturës kundër tij, duke i kujtuar detaje banale të jetës së tij njerëzore. I bashkon po ashtu fryma anti-Perëndimore dhe pranimi i Kadaresë si krye-emblema e vlerave Perëndimore të kombit shqiptar. Duke mos qenë të lexuar dhe të ditur, ata thjeshtë janë shpërndarës balte.

Një pakicë e tretë, shumë e vogël se këto dy pakica fantike, por më inatçorë, janë të dështuarit. Mëria e tyre ndaj Kadaresë nuk është as ideologjike, as fetare, por njerëzore. Janë ata që kanë tentuar të bëhen shkrimtarë, por kanë përfunduar gazetarë, ata që kanë tentuar të bëhen disidentë, por kanë përfunduar si bashkëpuntorë, ata që kanë tentuar të na imponohen si mendjehapur pro-Perëndimorë, por kanë përfunduar mendjembyllur provincialë dhe mohues të çdo vlere të kombit shqiptar. Ata nuk e kanë vetëm me Kadarenë, por me çdo figurë simbol të shoqërisë sonë që identifikohet me Perëndimin. E kanë dhe me Mitin e Skënderbeut, me vlerat e Rilindjes Kombëtare dhe përpjekjen e sotme të Shqipërisë, për të qenë pjesë e Evropës.

Ata ndryshe nga të parët, ja dinë vlerën Evropës, ja dinë vlerat Perëndimit dhe kanë tentuar ta përdorin atë, në favor të tyre, për të na u imponuar, por nuk kanë mundur. Ata thjeshtë janë dështakë, të patalentuar dhe njerëz të vegjël, që nuk kanë arritur të ngjisin në shoqërinë tonë si vlera. Dhe për dështimin e tyre fajësojnë ata që janë pranuar si vlera Perëndimore të Shqipërisë.

Kadareja është më i sulmuari prej tyre nga të gjallët dhe natyrisht Gjergj Kastrioti nga të vdekurit. Përpiqen të duken mendjehapur duke sulmuar “mitet” e Skënderebut, apo Kadaresë, përpiqen të na çudisin duke na treguar fjala vjen se Skënderebu, se ka ditur që është shqiptar, apo që Kadareja ka bërë një herë sherr në lagje dhe nuk është shqiptar i madh. Mediokrit, në të vërtetë, shpesh janë njerëz të lexuar dhe shumë punëtorë, por thjesht nuk shkëlqejnë se nuk janë të talentuar. Dhe duke qenë të tillë, ata janë të zemëruar me të talentuarit dhe të suksesshmit. Për këtë arsye dhe bien në sy, si ziliqarë ndaj tij. Por në fakt, edhe ata, më shumë vajtojnë fatin e tyre. Ndaj nuk duhet shqetësuar shumë.

Përgjatë një shekulli të egzistencës së shtetit shqiptar, ne kemi prodhuar demokraci parlamentare, monarki, dikaturë dhe një tranzicion të gjatë të riorientimit Perëndimor, duke vënë shpesh në rrezik dhe fatin e Shqipërisë. Por në të njëtën kohë, kemi po ashtu 82 vjet, që mbajmë si hajmali brenda vetes një ikonë Perëndimore që dhe nëse dështojmë si komb, të gjithë do të dinë të kuptojnë përmes veprës së Kadaresë, se kemi qenë një komb evropian dhe kemi pasur kokën gjithnjë nga Perëndimi. Vetëm për kaq do t’ia vlente të luteshim të gjithë sot për Ismail Kadarenë.

Tags: evropakokembannjeriuqë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Partizani forcon sulmin me një goditje “alla Edgar Çani”

Partizani forcon sulmin me një goditje “alla Edgar Çani”

Tensione Turqi-Greqi, ministri grek bën “prapakthehu”

Tensione Turqi-Greqi, ministri grek bën “prapakthehu”

Me kokë e me duar, Milani “rrëzon” Strakoshën në “San Siro” (Video)

Me kokë e me duar, Milani “rrëzon” Strakoshën në “San Siro” (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash
Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Rezart Taçi për pastrim parash

by mirseda
16:52 | 07/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për biznesmenin Rezart Taçi. Ky i fundit është dënuar me 11...

Donald Trump paralajmëron vdekjen e qytetërimit e tyre, Iran mban mbyllur Ngushtica e Hormuzit

Donald Trump paralajmëron vdekjen e qytetërimit e tyre, Iran mban mbyllur Ngushtica e Hormuzit

16:49 | 07/04/2026
Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

16:35 | 07/04/2026
Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

16:27 | 07/04/2026
Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com