Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Në shkurt rinis programi i kredive të buta në kryeqytet

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Në shkurt rinis programi i kredive të buta në kryeqytet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaron se në shkurt do të rifillojë programi i kredisë së butë për vitin 2018 dhe të gjitha çiftet e reja mund të aplikojnë për të qenë pjesë përfitues. Veliaj tha se programi për kreditë e buta për strehim tregoi se Bashkia e Tiranës funksionon më mirë sesa operatorët privatë, duke i ardhur në ndihmë jo pak, por 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë, që nuk kishin mundësi të përballonin interesat e tregut për të blerë shtëpinë e tyre.

“Më vjen mirë që bashkia po funksionon më mirë se privati, për shumë projekte na thonë se shteti po punon më mirë se privati. Privati mund të marrë më shumë kohë, më shumë burokraci”, tha Veliaj. Projekti “Subvencionimi i interesave të kredisë”, është një projekt i cili zbatohet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës dhe ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg.

Kreu i Bashkisë së Tiranës lajmin e dha gjatë drekës në familjen Kaçi, e cila është përfituese e kredisë së butë. Arditi dhe Blerina janë një nga çiftet e reja, që shtatorin e shkuar përfituan nga programi i Bashkisë së Tiranës për kredi të butë. Në pak javë, ata përfunduan të gjitha procedurat ligjore dhe tashmë kanë një shtëpi të re, në të cilën jetojnë së bashku me vajzën 3 vjeçare, Laizan. Një nga mysafirët e parë në strehëzën e tyre të re ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i uroi për shtëpinë e re dhe iu bashkua tryezës familjare.

“Ju falenderoj me gjithë zemër për mikëpritjen, ta gëzoni shtëpinë e re! Kur e nisëm këtë projekt, nuk besonim se do të kishte këtë impakt. Gjithmonë e pyesim veten: Këto vendime që marrim, a ia ndryshojnë jetën njeriut? Prandaj doja shumë të vija e t’ju vizitoja si familje që kishte qenë pjesë e projektit”, tha Veliaj.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre. Vitin e kaluar nga ky projekt u miratuan 1000 familje përfituese të kredisë, fond i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë. Ky program do të përsëritet sërish duke filluar nga muaji shkurt 2018, për t’i ardhur në ndihmë atyre familjeve që nuk arritën të kapin afatet për plotësimin e dokumentacionit gjatë thirrjes së parë.

Tags: i kredivekryeqytetprogramirinisshkurttë buta

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Ngjela: SHBA-të i ulën veshët Berishës dhe Bashës, 27 Janari ishte lemzë e thjeshtë

Ngjela: SHBA-të i ulën veshët Berishës dhe Bashës, 27 Janari ishte lemzë e thjeshtë

Besi dhe Xhensila i dhuruan një “Fundjavë Ndryshe” familjes Sorra në Kashar

Besi dhe Xhensila i dhuruan një “Fundjavë Ndryshe” familjes Sorra në Kashar

Rusi, arrestohet lideri opozitar Navalny

Rusi, arrestohet lideri opozitar Navalny







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com