gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet Giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Dhuna, streha e fundit e dështakëve”

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Dhuna, streha e fundit e dështakëve”

Dekada më parë bëri jehonë “Kam një ëndërr” e Martin Luter Kingut dhe frymëzoi zemra njerëzish për një shoqëri më të mirë, ku të gjithë respektohen dhe kanë të drejta të barabarta, ku askush nuk mund ta konsiderojë veten superior ndaj kurrkujt.  Një ëndërr e ndezur si shkëndijë drite në shpirtin e një individi dhe që u ndez si hapësirë yjësish në gjithë botën.

Ngjarjet e kohëve të fundit mbi akte të ndryshme të dhunshme janë shpërfaqur si një rruzullim i errët, i cili në një formë a një tjetër na mban të tërhequr me gravitetin e tij. Dhuna, si formë sjelljeje, na prek të gjithëve pa dallim gjinor, racial, fetar etj., si edhe lë gjurmë here të dukshme dhe herë jo fort të dukshme në spektrin psikologjik, verbal e fizik.Këto pështjellime dhe ngjarje të ditës kanë ndezur shkëndijën e motivimit të studentëve të cilët mbrëmjen e së premtes kanë ndezur qiellin e kryeqytetit me fenerë fluturues. Mesazhet e tyre, të shprehura me zë në mënyrë të hareshme dhe përmes pankartave, kishin qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i thënë mjaft më akteve të dhunës dhe për të nxitur mirësi, harmoni dhe të jetuarit të jetës me gjithë bukurinë e saj, plot emocione të ngrohta pozitive. E tillë ka qenë atmosfera në sheshin “Skënderbej”, i cili është zgjedhur “si simbol i unitetit tonë njerëzor pro jetës, të drejtave dhe lirive, pra për t’i thënë ndal dhunës”, është shprehur një nga studentët organizatorë. Një qytetare nga Kosova, rastësisht në sheshin “Skënderbej” në ato çaste, i është bashkuar grupit dhe është shprehur se e përgëzon studentët dhe e mbështet këtë nismë, me pritshmëri për përmasa më të gjera.Mesazhe ndërgjegjësuese nën moton “Ndriçojmë qiellin, dhurojmë shpresë” janë artikuluar në këtë manifestim të bukur për formën e zgjedhur, komunikim pa tone të larta, por me buzëqeshje, muzikë, valle e plot emocione. “Kush të do nuk të rreh, por të përqafon. Prandaj, le ta takojmë njëri-tjetrin përherë me buzëqeshje!” ka qenë mesazhi i përcjellë nga Arbiesi 8-vjeçar. “Dhuna është streha e fundit e dështakëve, ndaj stop dhunës!” është dëgjuar zëri i Halidit 4-vjeçar.Të zgjedhim dashurinë për jetën dhe ta respektojmë atë! Dhuna është polimorfe, një kameleon, merr ngjyra, trajta e forma sipas rrethanës, ndaj vetëm drita e mirësisë dhe e vullnetit mund ta largojë atë. Ka kaq shumë shpirtra të ndrydhur që përmes zërit të mekur kërkojnë ndihmë për jetën e bukur, plot dashuri njerëzore. Kështu, nga arkivi statistikor i vitit 2017 në Gjykatën e Faktit në Tiranë janë shënuar 266 çështje për lëshim urdhër mbrojtjeje dhe 765 për urdhër mbrojtje të menjëhershëm. Këto shifra pasqyrojnë ata individë që kanë gjetur zërin për të ndalur dhunën, por ka mijëra të tjerë që kthetrat e frikës ia kanë marrë frymën për të mos lëshuar zë, duke mos thirrur dot për ndihmë. Problemi që po i bëhet jehonë këto ditë e ka zanafillën kohë më parë, që në embrion, në ADN-në tonë sociale. Duhet të kemi parasysh se një i mitur i dhunuar sot është i rritur dhunues nesër. Prandaj, jepni dashuri, buzëqeshje e përqafime, pasi askush nuk mund ta cenojë jetën, gëzimin dhe të fikë dritën e ëndrrës.

Tags: dhunae dështakëvee funditstreha

TË LIDHURA

Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut
Aktualitet

Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

13:34 | 24/03/2026
Skandali i AKSHI-t/ Ish zv.drejtoresha, Hava Delibashi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Ish zv.drejtoresha, Hava Delibashi paraqitet në SPAK

13:33 | 24/03/2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin
Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin

13:23 | 24/03/2026
Next Post
Vaj hashashi drejt Greqisë me autobus, arrestohet pasagjeri

Vaj hashashi drejt Greqisë me autobus, arrestohet pasagjeri

Qëllohet me armë shqiptari në Athinë, largohen autorët

Qëllohet me armë shqiptari në Athinë, largohen autorët

Arrat i dëmtojnë makinën, gjykata: Lejohet të bien

Arrat i dëmtojnë makinën, gjykata: Lejohet të bien







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian
Bota

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

by mirseda
14:31 | 24/03/2026
0

Libani ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian i cili u emërua së fundmi në Bejrut dhe i ka...

Irani zgjedh pasardhësin e Ali Larijanit në krye të Sigurisë Kombëtare, i besuari i ri i Teheranit

Irani zgjedh pasardhësin e Ali Larijanit në krye të Sigurisë Kombëtare, i besuari i ri i Teheranit

14:22 | 24/03/2026
Irani pezullon eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, afati ende i papërcaktuar

Irani pezullon eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, afati ende i papërcaktuar

14:10 | 24/03/2026
Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton

Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton

13:41 | 24/03/2026
Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

13:34 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com