Daniela ka mahnitur mbrëmë jurinë e “The Voice Kids”, teksa ka kënduar këngën “Me ty” të Elvana Gjatës.
Vogëlushja ka arritur të marrë pëlqimin e 4 anëtarëve të jurisë, teksa janë shtypur të gjithë butonat nga interpretimi i mrekullueshëm i Danielës.
Fillimisht e kanë shtypur butonin Miriam Cani dhe Eneda Tarifa, e më pas Renis dhe Aleksandër Gjoka.
Tashmë, Daniela është nominuar për në fazën tjetër dhe me interpretimin e saj na solli një variant mjaft të këndshëm të këngës “Me ty”.
“The Voice Kids Albania” ka nisur audicionet dhe spektaklet muzikore ku zbulon talentet e reja në këndim duke zgjuar kureshtjen e shikuesve për të parë këto talente të cilat në të ardhmen mund të jenë këngëtarët kryesorë të estradës shqipe.