Nga Chuck Collins, “Quartz”/Mbi njëmijë avionë privatë, zbarkuan në vendpushimin zviceran të skijimit malor në Davos, ku presidentët e zgjedhur të planetit dhe sundimtarët e pazgjedhur financiarë, janë mbledhur për Forumin Ekonomik Botëror.
Atje, ata diskutojnë fatin e botës. Ndër ata që marrin pjesë, janë investitorë miliarderë dhe drejtues ekzekutivë të kompanive globale, dhe kjo është një nga arsyet pse Donald Trump, ishte presidenti i parë amerikan mori pjesë në këtë samit pas 20 vjetësh.
Saimiti përmban panele me njerëz të rëndësishëm të biznesit, të cilët diskutojnë me qeveritë sesi mund të zgjidhin problemet e botës. Programi i këtij viti, kërkon përpjekje të reja drejt “zhvillimit të një narrative të përbashkët, për të përmirësuar gjendjen e botës”.
Atye që u mblodhën këtë javë në Davos, po u jap një ide tjetër: Kthehuni në shtëpi! Dhe sillni me vete pasurinë tuaj. Në një kohë kur 8 miliarderë, kanë më shumë pasuri sesa gjysma më e varfër e botës – dhe kur 3 miliarderë amerikanë, kanë sa më shumë pasuri se sa 50 për qind e familjeve amerikane të marra së bashku – është koha për veprim drastik.
Unë jam rritur me 1 përqindëshin e më të pasurve në botë. Falë një libri, që kam shkruar kohët e fundit “I lindur në Botën e Tretë”, kam kaluar dy vitet e fundit duke folur me disa nga njerëzit më të pasur në planet, rreth çështjes së pabarazisë.
Përveç Trump, unë njoh shumë pjesëmarrës në Davos, që janë të shqetësuar nga dështimi i kapitalizmit bashkëkohor, për të ndarë prosperitetin, si dhe për sfidat ekologjike që gjenden para nesh.
Kjo është pra kërkesa e të pafuqishmëve ndaj ju të fuqishmëve: Ejani në shtëpi, përvishni mëngët, dhe na ndihmoni të përmirësojmë të ardhmen. Kthehu nga udhëtimet tuaja globale.
Gjeni mënyra për t’u ngulitur përgjithmonë në një vend të vërtetë – jo në një enklavë, por në një zonë të ndryshme metropolitane apo rurale qoftë. Vendosni prioritetet tuaja në këtë vend, duke u zotuar të përdorni të gjitha mjetet që zotëroni, për ta bërë atë shtëpi të shëndetshme dhe të barabartë.
Sigurohuni që ky të jetë vendi, ku të gjithë fëmijët të kenë të njëjtën fëmijëri të shëndetshme, mirëqenie dhe mundësi si fëmijët tuaj. Sillni në shtëpi pasurinë tuaj. Largojeni prej parajsave fiskale. Midis familjeve me 40 milionë dollarë pasuri apo më shumë, vlerësohet se 8 për qind e pasurisë së botës është e fshehur.
Kjo i privon ardhurat publike nga miliarda dollarë, të cilat mund të përdoren për të edukuar fëmijët, për të trajtuar të sëmurët dhe lehtësuar varfërinë. Zhvendoseni këtë kapital larg kazinosë financiare globale të spekulimeve financiare, dhe dramës së kripto-valutave.
Diversifikoni pasurinë tuaj nga sektori i lëndëve djegëse fosile, që na ka sjellë me vetëdije në prag të katastrofës ekologjike, dhe investoni në masa të guximshme të ruajtjes së ambientit dhe mbi ekonominë e re energjetike.
Sillni në shtëpi pasurinë tuaj, dhe investoni në ekonominë reale të mallrave dhe shërbimeve që mund t’i preken, ndihen dhe konsumohen, dhe kjo krijon një mjet të shëndetshëm jetese për punëtorët, fermerët dhe ofruesit e shërbimeve. Mundohuni të jetoni jashtë rrjetit të Wall Street-tit.
Ndani pasurinë tuaj bujarisht, nëpërmjet fondacioneve të komunitetit, dhe mjeteve të tjera filantropike. Mos depozitoni pasuri në institucionet financiare të këshilluara nga donatorët, por lëvizni me urgjencën e duhur, për të adresuar shkaqet rrënjësore të shumë prej problemeve tona në komunitet.
Kremtoni bujarinë, në një kohë që pranojeni se filantropia nuk është një zëvendësuese e plotë e sektorit publik, të financuar në mënyrë të përshtatshme në të gjitha nivelet.
Projektoni fonde për të forcuar qeverisjen publike, rritur përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien, dhe për të rivendosur besimin tek institucionet demokratike.
Paguani pjesën tuaj të drejtë të taksave. Në vend të punësimit të ushtrive së menaxherëve të pasurisë, për të shmangur rregullat tatimore, paguani pjesën tuaj të taksave vendore, shtetërore dhe federale, në mënyrë që së bashku të mund të realizojmë investimet publike që kërkohen për të ndryshuar pabarazinë, për të gjallëruar infrastrukturën tonë publike, dhe për të rritur gjeneratën e ardhshme.
Mos u ktheheni në shtëpi vetëm nga ndjenja e bamirësisë apo detyrimit, por nga një ndjenjë më e thellë e interesit tuaj. Ejani në shtëpi, sepse e dini që pabarazitë ekstreme të të ardhurave, pasurisë dhe mundësisë, janë të këqija për të gjithë, përfshirë veten dhe fëmijët tuaj.
Nivelet aktuale të pabarazisë, do të ushqejnë luhatshmërinë ekonomike, ndarjen sociale dhe polarizimin politik. Kjo është një trashëgimi e keqe, për t’ia lënë gjeneratës së ardhshme.
Shënim: Chuck Collins, është drejtori i programit për pabarazinë në Institutin për Studimet e Politikave.
PËRSHTATI TIRANA TODAY