Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1900/Kur Ismail Qemali u bënte thirrje shqiptarëve të bashkoheshin

8 vjet ago
in Të Gjitha
1900/Kur Ismail Qemali u bënte thirrje shqiptarëve të bashkoheshin

Në vitin 1900, Ismail Qemali i bënte thirrje shqiptarëve që të bashkoheshin të gjithë së Bashku. Në një shkrim të botuar në Bruksel, në revistën e Faik Konicës “Albania”, Isamil Qemali i motivonte shqiptarët duke u thënë se janë populli më i vjetër i gadishullit ilirik. Ai shkruan se shqiptarët nuk mund të shikojnë këmbë kryq përmirësimet dhe përparimet e kombeve të tjerë pa u përpjekur edhe ata që të ecë burrërisht dhe me nder në rrugën e arsimit dhe të qytetërimit.

Ismail Qemali i porosit shqiptarët se ata nuk duhet të dëgjojnë qeverinë turke në qoftë se ajo përpiqet me demek të bëjë ndryshime apo edhe në qoftë se ajo mundohet t’i pengojë e tu mbajë hovin.

Pjesë nga shkrimi

“Nuk dëshirojmë turbullira dhe ngatërresa, nuk duam të prishet paqja në mes të kombeve që janë në gadishullin e Ilirisë. Dëshirojmë vetëm dhe kërkojmë me gjithë zemër bashkimin e farës shqiptare, përparimin e saj si në punë të mendjes si në lumturi të jetës dhe në begati, që të jemi mjaft të fortë për t’u kundërshtuar gjithë që mendojnë të na shtypin neve dhe kombet e tjerë që kemi nevojë të rrojnë se jeta e tyre na mban jetën tonë.

Për të shkuar përpara në rrugën e qytetërimit e të përparimit, kemi nevojë për dituri dhe për dituri kemi nevojë për mësime. Pra kemi nevojë të ngrehim në gjithë Shqipërinë shkolla kombëtare për të përhapur dhe për t’u lexuar kudo gjuha shqipe. Kjo nevojë shkollash është më e para e reformave që kemi detyrë të kërkojmë. Kurrë një popull nuk mund të rritet më vehte pa shkolla dhe pa arsim. Shqiptari, populli më i vjetër i gadishullit ilirik nuk mund të shikoj këmbë kryq përmirësimet dhe përparimet e kombeve të tjerë pa u përpjekur edhe ai që të ecë burrërisht dhe me nder në rrugën e arsimit dhe të qytetërimit.

Duhet të jesh i verbër që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare, duhet të jesh tradhtar që të dëshirosh të ndalësh mësimin e gjuhës shqipe. Ata që duan të ecin duke jetuar në terrin e pa diturisë, pa gjuhë dhe pa komb më vehte, dëshirojnë t’i përgatisin Shqipërisë një vdekje të turpshme. Nuk kemi dyshim se Shqiptarët që nëpër aq rreziqe dhe mundime e kanë mbajtur trimërisht emrin e tyre për qindra e qindra vjet nuk do të humbin kohë, për të marrë në dorë armën e arsimit kombëtar, armë e fortë e cila vetëm mund t’ua shpëtojë jetën dhe ti ndihmojë që t’i bëjnë ballë kujtdo që dëshiron t’ju grabisë kombësinë e tyre. Nuk duhet të dëgjojmë qeverinë turke në qoftë se ajo përpiqet dhe në qoftë se ajo mundohet të na pengojë dhe të na mbajë hovin…

Ismail Qemali

Thirrje drejtuar shqiptarëve

Botuar në Bruksel, në Revistën e Faik Konicës “Albania”, Tetor 1900.”

Tags: 19:00bashkoheshinbënteismail qemalishqiptarëvethirrje

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Çamët/Shpëtim Idrizi: Si mashtroi kryepeshkopi Janullatos

Çamët/Shpëtim Idrizi: Si mashtroi kryepeshkopi Janullatos

Turqia çorienton SHBA-të me mesazhe kontradiktore

Turqia çorienton SHBA-të me mesazhe kontradiktore

Guardiola mban vendin e parë, Mourinho…

Guardiola mban vendin e parë, Mourinho...







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com