Kompeticioni më i ri i UEFA-s, Nacional League, është cilësuar si “shpëtimtari” i ndeshjeve miqësore në futbollin kontinental, duke i dhënë një nivel të lartë konkurrence. Përballë fuqizimit gjithmonë e në rritje të klubeve dhe dëshirës për të mos lëshuar yjet e tyre në miqësore pa vlerë, UEFA mendoi pikërisht këtë format për të shtuar konkurrencën dhe atë çfarë është në lojë, si dhe për të bindur futbollistët se Kombëtarja është gjithmonë krenari.
Ky kompeticion është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane. Ky kompeticion zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme.
Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.
https://www.facebook.com/SkySports/videos/10156101897653762/
LIGA C
GRUPI 1
Skoci
Shqipëria
Izraeli
GRUPI 2
Greqia
Finlanda
Estonia
GRUPI 3
Sllovenia
Norvegjia
Bullgari
Qipro
GRUPI 4
Rumani
Serbia
Mali i Zi
Lituania