Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“10 sportistët më të mirë të vitit”/Meta: Sporti forcon identitetin kombëtar

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“10 sportistët më të mirë të vitit”/Meta: Sporti forcon identitetin kombëtar

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta dha sonte një pritje me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2018 për fituesit ndër dekada, duke filluar që nga viti 1957, të anketave “10 sportistët më të mirë të vitit”, ku ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit, sportistë dhe atletëve të shquar si dhe kampionë të disiplinave të ndryshme si futbolli, basketbolli, volejbolli, atletika, gjimnastika, peshëngritja, çiklizmi, shahu, qitja, tenisi, hipizmi, mundja, etj., si dhe gazetarë sportivë e presidentë e drejtues të apasionuar të federatave respektive.

Në përshëndetjen e Tij, duke vënë në pah arritjet dhe vlerat e sportistëve shqiptarë ndër vite si dhe rëndësinë e tyre për rritjen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve në botë, Presidenti Meta u shpreh:

“Është një lumturi e veçantë që t’ju përshëndes sot me rastin e këtij viti të ri, këtij viti mjaft të rëndësishëm të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për të gjithë shqiptarë dhe t’ju uroj mbarësi.

Kjo sallë është e vogël dhe modeste për të mbajtur peshën emocionale dhe të arritjeve të gjithë brezave të sportistëve tanë, djem dhe vajza të cilët i kanë dhuruar dhe vazhdojnë t’i japin aq krenari dhe kënaqësi shqiptarëve.

Nuk do të mjaftonte as stadiumi kombëtar për të bërë bashkë të gjithë ata të cilët kanë përfaqësuar me aq dinjitet vendin brenda dhe jashtë tij, por unë vlerësova të ftoja këtu sot kryesisht të gjithë ata sportistë të cilët kanë fituar anketën e “10 sportistëve më të mirë të vitit” që ka një anketë jashtëzakonisht e dashur.

Dëshiroj që nëpërmjet jush, t’i përcjell vlerësimin dhe mirënjohjen time të gjithë sportistëve tanë në vite, të cilët na kanë dhënë shumë emocione dhe na kanë ndihmuar gjithashtu të forcojmë identitetin tonë kombëtar.

‘Sporti ka forcën të ndryshojë botën’, – ka thënë Nelson Mandela. – ‘Ka forcën të bashkojë popujt, krijon shpresën edhe aty ku mendohet që çdo gjë është në dëshpërim!’

Ju përfaqësoni modelet më të arrira qytetare dhe sportive të shoqërisë sonë.

Ju personifikoni shpirtin e garës, talentin, punën e palodhur, mirësjelljen, dinjitetin, ambicien për të triumfuar, punën në grup, këmbënguljen dhe suksesin, vlera dhe cilësi, të cilat janë një shembull edhe për brezin e ri të sportistëve dhe rinisë sonë.

Ne nuk mund të projektojmë një të ardhme më të suksesshme edhe për sportin tonë pa vlerësuar dhe pa iu rikthyer edhe traditave tona më të mira.

Ne përkulemi me nderim të thellë para kampionëve dhe kampioneve, të cilët nuk janë më midis nesh, përkulemi para emrit të mjeshtërve tanë të shquar që me talentin dhe përkushtimin e tyre bënë të mundur gjithashtu që të rrisin gjenerata të tëra qytetarësh e sportistësh të ndritur.

Ne ndihemi krenar për ju sepse ju keni demonstruar se çfarë mund të arrijë një vend modest, duke i treguar gjithë botës, që në sport nuk ekzistojnë të mëdhenj e të vegjël.

Këtë e ka treguar më së miri edhe Ekipi ynë Kombëtar i Futbollit gjatë viteve të fundit sidomos në Kampionatin Evropian të Francës ku e gjithë Evropa u njoh me talentin dhe me arritjet e Shqipërisë.

Sporti dhe Rinia kanë qenë në shekuj dhe do të mbetet një binom i pandarë!

Bukuria, freskia, energjia dhe përkushtimi i fëmijëve dhe i rinisë sonë janë lajtmotivi i gjithë garave sportive.

Do të uroja gjithashtu që dhe rinia jonë të shohë te sporti jo vetëm një mënyrë argëtimi apo performance, por edhe një stil jete i cili i ndihmon ata në zhvillimin harmonik të shëndetit dhe mendjes së tyre, që i ndihmon për një jetë më të kulturuar sociale e të shëndetshme.

Sporti është mënyra më e mirë për të mbajtur fëmijët dhe të rinjtë tanë larg varësisë nga simulantët dhe droga, nga stresi, depresioni e veset të këqija, nga obeziteti, apatia dhe vetë-izolimi.

Kombi shqiptar këtë vit ja ka kushtuar përkujtimit të 550 vjetorit të Heroit Tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, kampionit tonë të luftës për liri, themeluesit të shtetit shqiptar dhe mbrojtësit të qytetërimit evropian.

Ndaj u uroj të gjithë sportistëve sa më shumë medalje në këtë vit të shënuar për shqiptarët!

Të dashur sportistë dhe sportiste,

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që ju jeni sot këtu dhe kjo nuk do të jetë hera e fundit. Ne në vijimësi do t’i kthehemi veprave që ju keni krijuar me përkushtimin tuaj, jo vetëm për të nderuar atë që keni bërë, por më shumë për të frymëzuar gjeneratat e reja për arritje më të larta në fushën e sportit.

Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje! Një falënderim të veçantë e kam për familjet tuaja, për të afërmit tuaj, të cilët ju kanë mbështetur aq shumë që të bëheshit ata që keni qenë dhe që jeni për Shqipërinë dhe për të gjithë sportdashësit.

Tags: “10 sportistëtforconidentitetinKombëtareMetaMirë"sportivitit

TË LIDHURA

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave
Sport

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Skandali CEZ/Çekia krah Markut: Rihapni dosjen, keni mbështetje!

Skandali CEZ/Çekia krah Markut: Rihapni dosjen, keni mbështetje!

Presidenti i Lyon paralajmëron skandalin: Neymar s’është në pronësi të PSG

Presidenti i Lyon paralajmëron skandalin: Neymar s’është në pronësi të PSG

Vrasjet dhe krimi/Xhafaj: Policia më e vlerësuar se gjykatat e Prokuroria

Vrasjet dhe krimi/Xhafaj: Policia më e vlerësuar se gjykatat e Prokuroria







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Inflacion në rritje dhe varfëria ekstreme,  Irani shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

Inflacion në rritje dhe varfëria ekstreme, Irani shpall gjendjen e jashtëzakonshme

by mirseda
12:31 | 29/12/2025
0

Të dielën, më 28 dhjetor 2025, mes rënies së vazhdueshme të shpejtë të vlerës së monedhës vendase,...

Berisha pranon gabimin me përfaqësimin e të rinjve dhe Diasporës në forumet e partisë

Berisha pranon gabimin me përfaqësimin e të rinjve dhe Diasporës në forumet e partisë

12:20 | 29/12/2025
Aksident i rëndë ajror në New Jersey/ Përplasen dy helikopterë, raportohet për një viktim

Aksident i rëndë ajror në New Jersey/ Përplasen dy helikopterë, raportohet për një viktim

12:14 | 29/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Kryeministri Rama uron Albin Kurtin për zgjedhjet: Fitore domethënëse dhe mandat i konfirmuar

Kryeministri Rama uron Albin Kurtin për zgjedhjet: Fitore domethënëse dhe mandat i konfirmuar

11:19 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com