19 Janar 1940 – Lind prokurori i famshëm i Antimafias italiane, Paolo Borsellino
Paolo Borsellino, konsiderohet së bashku me kolegun dhe mikun e tij, Giovanni Falcone, si një nga simbolet kryesore të betejës së shtetit italian kundër mafias, dhe një ndër viktimat më të njohura të Cosa Nostras. Borsellino lindi në një lagje të Palermos, në një familje të shtresës së mesme. Dy prindërit e tij ishin farmacistë.
Edhe Falcone lindi në të njëjtën lagje. Dy adoleshentët ishin shokë klase, luanin futboll bashkë, ndërsa patën shokë klase disa të rinj që më vonë u bënë mafiozë, ndërsa të dy studiuan për jurisprudence, dhe u rreshtuan në anën e ligjit dhe shtetit. Borsellino dhe Falcone, u takuan sërsh në Universitetin e Palermos.
Ndërsa Borsellino, i prirur nga e djathta, u bë anëtar i Frontit Universitar Aksini Kombëtar, një organizatë lidhur me neo-fashistët e Lëvizjes Sociale, Falcone qëndroi i distancuar në katolicizmin e tij konservativ antikomunist. Sidoqoftë, të dy nuk iu bashkuan kurrë ndonjë partie politike
Borsellino, u diplomua në Universitetin e Palermos në vitin 1962. Punoi në shumë qytete të Siçilisë, ndërsa në vitin 1975 u rrikthye në Palermo, ku u përfshi në hetimin e mafias siçiliane. Në fillim, as Borsellino dhe as Falcone nuk synonin të përfshiheshin në luftën kundër mafies. Ato u morën me disa raste që përfshinin edhe aktivitetet mafioze, dhe u tronditën nga ajo që zbuluan.
Ata panë kolegët e tyre të vriteshin në këtë betejë, ndaj për tau bë gjithnjë e më e pamundur të ktheheshin pas. Përveç proçeseve të mëdha gjyqësore të mesit të viteve 1980, kur u arrestuan dhe gjykuan 475 mafiozë, një nga arritjet e tij përfshinte arrestimin e 6 anëtarëve të mafias në vitin 1980 duke përfshirë Leoluca Bagarella, kunatin e bosit të madha të Cosa Nostas, Toto Riina.
Më 23 maj 1992, Falcone, gruaja e tij dhe 3 truproja u vranë nga shpërthimi i një bombë e vendosur nën një autostradë në dalje të Palermos. Ndërkohë 57 ditë më vonë u vra në të njëjtën mënyrë edhe shoku i tij Paolo Borsellino, nga një makinë-bombë në Via D’Amelio, pranë shtëpisë së nënës së tij në Palermo.
Në intervistën e tij të fundit televizive, dhënë më 21 maj 1992 për Jean Pierre Moscardo dhe Fabrizio Calvi, Borsellino foli për lidhjen e mundshme mes Cosa Nostrës dhe biznesmenëve të pasur italianë, siç ishte edhe kryeministri i ardhshëm Silvio Berlusconi.
Intervista pati pak vëmendje në televizionet italiane (gjysma e të cilave qenë në pronësi të Berlusconit, i cili kontrolloi gjithashtu televizionin shtetëror gjatë mandateve të tij si kryeministër). Që nga viti 2007, është transmetuar vetëm në një rast dhe nga një kanal satelitor RaiNeës 24 në vitin 2000, në një version të shkurtuar që është vetëm 30 minuta (është 50 minuta në formatin origjinale).
Çështja e vrasjes së Borsellinos, u rihap në vitin 2008, kur Gaspare Spatuzza, një vrasës i mafias u bë një i penduar, që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Spatuza pranoi se kishte vjedhur makinën Fiat 126, të përdorur për vëndosjen e bombës në atentatin e kryer në Via D’Amelio.
Spatuzza pretendoi se bosi i tij, Giuseppe Graviano, i kishte thënë në vitin 1994 se kryeministri i ardhshëm Silvio Berluskoni ishte duke negociuar me mafian, lidhur me një marrëveshje politike-zgjedhore midis Cosa Nostrës dhe partisë së Berluskoni,t Forza Italia, në këmbim të garancive të caktuara – detyrim i institucioneve shtetërore për të moderuar goditjen e tyre kundër mafias, pas vrasjeve të prokurorëve Falcone dhe Borsellino.
Dy ish-kolegët e Borsellinos, raportuan tek hetuesit mbi një takim që kishin patur më të ndjerin pak para vdekjes së tij, gjatë së cilës ai nisi një moment të qajë duke thënë:”Një miku im më tradhtuar!”. Një nga misteret rreth vdekjes së Borsellinos përfshin bllokun e tij të kuq, ku ai mbante të gjitha shënimet e tij.
Menjëherë pas sulmit në Via d’Amelio, ai u zhduk nga vendi i krimit, dhe nuk u gjet kurrë. “Vdekja e vëllait tim, ishte një vrasje shtetërore”- do të deklaronte më vonë vëllai i tij, Salvatore Borsellino. “Vëllai im e dinte për negociatat mes mafies dhe shtetit, dhe për këtë arsye u vra”-theksoi ai.
19 Janar 1983 – Kapet në Bolivi “Kasapi” i Lionit
Klaus Barbie, ish-shefi nazist i Gestapos në Lion të Francës gjatë pushtimit gjerman, arrestohet në Bolivi për krimet e tij kundër njerëzimit. Si shefi i policisë sekrete, Barbie dërgoi mijëra hebrenj francezë dhe anëtarë të Rezistencës Franceze në kampet e përqendrimit, ndërsa torturoi, abuzoi apo ekzekutoi shumë të tjerë.
Pas çlirimit të Francës nga aleatët, ai iku në Gjermani, ku me një identitet të ndryshuar iu bashkua ish-zyrtarëve të tjerë nazistë në formimin e një organizate të fshehtë antikomuniste, nën shërbimin e CIA-s amerikane. Më 1949-ën u dërgua fshehurazi në Bolivi, ku mori emrin e “Klaus Altmann”, dhe vazhdoi punën e tij si agjent sekret i SHBA-së.
Pikërisht në këtë kohë u gjurmua nga autoritetet franceze, por qeveria boliviane refuzoi ekstradimin. Vetëm në fillim të viteve 1980, pasi në pushtet erdhi një regjim liberal, u pranua ekstradimi, por vetëm në këmbim të ndihmës franceze ndaj kombit të varfër. Barbie u shpall fajtor për 177 krime kundër njerëzimit, dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vdiq po në burg në 1991, në moshën 77-vjeçare.
19 Janar 1981- Merr fund kriza e pengjeve amerikanë në Iran
Pas 444 ditëve, 52 diplomatë dhe qytetarë amerikanë lirohen, pasi ishin marrë peng në ambasadën e SHBA-së në Teheran, nga një grup studentësh revolucionarë, pak muaj pas triumfit të Revolucionit Islamik në vend. Kriza përfundon me nënshkrimin e Marrëveshjes të Algjerit, sipas së cilës SHBA zotoheshin të mos ndërhynin politikisht apo ushtarakisht në punët e brendshme të Iranit.
Gjithashtu, SHBA do të pezullonte ngrirjen e aseteve iraniane në bankat amerikane, si dhe sanksionet tregtare mbi Iranin, ndërsa çështjet e tjera të mbetura pezull mes dy vendeve, do të zgjidhedhin në bazës të arbitrazhit ndërkombëtar.
19 Janar 1915 – Në Luftën e Parë Botërore, zepelinët gjermane nisin bombardimin e dy qyteteve të vogla në Mbretërinë e Bashkuar, duke vrarë të paktën 20 njerëz. Ai cilësohet si në bombardimi i parë i madh ajrore i objektivave civile.
19 Janar 1920 – Senati i Shteteve të Bashkuara, voton kundër anëtarësimit të vendit në Lidhjen e Kombeve.
19 Janar 1946 – Gjenerali amerikan, Douglas MacArthur, themelon Gjyjatën Ushtarake Ndërkombëtar për Lindjen e Largët në Tokio, për të gjykuar kriminelët japonezë të luftës.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce