Ekzekutimi mafioz i një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, bëri bujë në mediat e shtetit helen por edhe ato shqiptare. Vasilis Stefanakos ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës, kur është qëlluar në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës me 15 plumba.
Lajmi u përhap me shpejtësi, pasi ai njihej si organizatori i arratisjeve të Alket Rizait. Ky i fundit në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” ka treguar lidhjen me Vasilis Stefanakos.
“Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.
Alket Rizai në rrëfimin ekskluziv për “Gazetën Shqiptare” thotë se: “Me Vasilis Stefanakos ishin thjesht të njohur dhe se ishin akuzuar në 2006 bashkë. Po nuk kemi asnjë lidhje me njëri-tjetrin”.