Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kryeministrja serbe: Do të hetojmë vetë vrasjen e Ivanoviçit

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kryeministrja serbe: Do të hetojmë vetë vrasjen e Ivanoviçit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se vendi i saj është duke pritur përgjigjen nga misionet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, në lidhje me kërkesën e autoriteteve serbe për t’u përfshirë në hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në veri të Mitrovicës. “Kemi bërë një kërkesë në emër të Qeverisë së Serbisë për të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të cilat po udhëhiqen nga autoritetet e Kosovës. Presim përgjigje nga misionet UNMIK dhe EULEX, të cilat janë të vendosura në Kosovë”, tha Brnabiç për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Sigurisht se do të ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme për zbardhjen e këtij krimi të tmerrshëm. Nëse nuk lejohemi të marrim pjesë në hetime, do t’i bëjmë tonat. Megjithatë, kam shpresa të mëdha se do të ketë bashkëpunim dhe se Serbia do të marrë pjesë në hetime, së bashku me autoritetet e Kosovës”, shtoi Brnabiç. Ivanoviç, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia“ në Kosovë, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës, pasi është qëlluar me armë zjarri në veri të Mitrovicës. Pas vrasjes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur në takim, nën udhëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Brnabiç tha se në këtë takim, zyrtarët janë konsultuar edhe me agjencinë e inteligjencës dhe atë ushtarake dhe se ato do të bashkëpunojnë në hetimet eventuale nga autoritetet serbe. “Gjëja më e rëndësishme është të gjejmë atë ose ata që e bënë këtë, t’i sjellim para drejtësisë, në mënyrë që të dënohen për atë që kanë bërë”, tha Brnabiç. Brnabiç po ashtu tha se nuk ka asnjë reagim të autoriteteve në Kosovë ndaj, siç u shpreh, kërcënimeve ndaj pakicës serbe që jeton në Kosovë.

“Nuk dua të paragjykoj për autorin e mundshëm dhe nuk pretendoj se shqiptarët janë përgjegjës për krimin. Por, dua të theksoj se nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët kosovarë ndaj kërcënimeve që i drejtohen popullit serb. Serbia ka synime të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm”, tha Brnabiç. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Prishtinë, tha se autoritetet kompetente janë angazhuar në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit dhe se nuk i mirëpret deklaratat e askujt për ndërhyrjen në hetime. Haradinaj tha se FBI mund të thirret për ndihmë nëse është e nevojshme.

Tags: hetojmëIvanoviçitKryeministrjaserbevetëvrasjen

TË LIDHURA

Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek
Rajoni

Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek

09:09 | 26/03/2026
Sherr me një zyrtar brenda lokalit, e pëson shqiptari në Itali. Arrestohet
Rajoni

Sherr me një zyrtar brenda lokalit, e pëson shqiptari në Itali. Arrestohet

14:24 | 25/03/2026
Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi
Rajoni

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

09:23 | 25/03/2026
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Janar?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Janar?

Shtypi nga bota, 17 janar 2018

Shtypi nga bota, 17 janar 2018

Shtypi i ditës, 17 janar 2018

Shtypi i ditës, 17 janar 2018







JU REKOMANDOJMË

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

I gjithë Brazili mbështet Shqipërinë; kuqezinjtë vendosin për një rekord unik në Botëror
Sport

I gjithë Brazili mbështet Shqipërinë; kuqezinjtë vendosin për një rekord unik në Botëror

by mirseda
16:47 | 26/03/2026
0

Nëse ka një siguri në çdo Kupë Bote, që në krijimin e saj, është se Brazili do...

Arratisen drejt Shqipërisë, në kërkim 3 shqiptarë për trafik droge në Belgjikë,humbin mijëra euro

Arratisen drejt Shqipërisë, në kërkim 3 shqiptarë për trafik droge në Belgjikë,humbin mijëra euro

16:31 | 26/03/2026
Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masës së sigurisë/ Shkak: Shtatëzania dhe komplikacionet shëndetësore

Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masës së sigurisë/ Shkak: Shtatëzania dhe komplikacionet shëndetësore

16:26 | 26/03/2026
E mitura në Korçë tenton t’i japë fund jetës për herë të dytë, shpëtohet nga fqinji

E mitura në Korçë tenton t’i japë fund jetës për herë të dytë, shpëtohet nga fqinji

16:21 | 26/03/2026
Shkodër/ 76-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

Shkodër/ 76-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

16:09 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com