Tony Chapron është pezulluar nga Federata e Gjyqtarëve të Francës, pas goditjes dhe përjashtimit me të kuq të futbollistit Diego Carlos. Gjyqtari kryesor francez, që u bë protagonist negativ i një episodi të pabesueshëm në fund të takimit Nantes – PSG 0-1, teksa tentoi të godiste me shkelm futbollistin vendas Diego Carlos, i cili e kishte penguar në mënyrë të pavullnetshme, duke e rrëzuar në tokë.
Federata e Gjyqtarëve të Francës e ka pezulluar gjyqtarin Tony Chapron, i cili ishte caktuar për ndeshjen e së mërkurës ndaj Angers dhe Troyes. “Tony Chapron, i cili ishte përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen Angers – Troyes është pezulluar deri në njoftimin tonë të ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar. Gjyqtari pas ndeshjes së mbrëmshme e kishte kuptuar se ka gabuar dhe ka kërkuar falje për sjelljen e tij.