Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Arkat bosh, BSH s’i beson Lekut; Blen 56 mln Euro

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Banka  e Shqipërisë ka njoftuar për ndërhyrje në tregun e parasë në tremujorin e vitit të kaluar. Ajo raportoi se në total ka blerë rreth 36 milionë euro valutë, ndërsa synon që të rritet rezervat valutore në Shqipëri.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare të datës 28.12.2016 për të blerë valutë nga bankat e nivelit të dytë gjatë vitit 2017, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë ka zhvilluar 2 ankande. Në këto ankande janë blerë 22.6 mln euro, ndërsa në total, prej fillimit të vitit deri në fund të muajit shtator, janë blerë 35.6 mln euro.Banka ka njoftuar se në tremujorin e tretë të vitit 2017, ndërhyrjet e saj në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti. Në funksion të administrimit të portofolit të saj të bonove të thesarit, janë kryer në vijim edhe veprime në treg sekondar të letrave me vlerë.

Krahasimisht me tremujorin e dytë të vitit, likuiditeti i injektuar në sistemin bankar rezultoi rreth 6 mld lekë më i lartë, në rreth 38.5  mld lekë.

Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë ka përdorur instrumentin e saj kryesor – marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor – për injektim të përkohshëm të likuiditetit për mesatarisht 21.87 mld lekë, kundrejt 20.3 mld lekë në tremujorin e dytë të vitit 2017.

Në kushtet e rritjes së mungesës së likuiditetit gjatë sezonit veror, u rinovuan për shuma më të larta edhe marrëveshjet e anasjellta të riblerjes me maturim deri në 3 muaj për mesatarisht 14.6 mld lekë, kundrejt 10.5 mld lekë gjatë tremujorit të mëparshëm.

Operacioni rregullues për injektim njëditor është përdorur në 3 raste për 1.2-3 mld lekë. Ky instrument është përdorur për të zbutur deficitin më të lartë të likuiditetit në sistem kundrejt pritjeve, më së shumti në fund të periudhës së mbajtjes së rezervës së detyruar (RD).

Tags: arkatbesonblenboshlekut

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Next Post
Fotot/Vajza që theu tabu, veshi rrobat e burrit dhe shkoi në punë

Fotot/Vajza që theu tabu, veshi rrobat e burrit dhe shkoi në punë

Dëmtohet sërish blerja e madhe e Barcelonës, mungon 4 javë

Dëmtohet sërish blerja e madhe e Barcelonës, mungon 4 javë

Majko, shqiptarëve të Ukrainës: Gjaku s’bëhet ujë, kthehuni pas 300 vitesh

Majko, shqiptarëve të Ukrainës: Gjaku s'bëhet ujë, kthehuni pas 300 vitesh







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com