Thashethemet se një adoleshent si Emmanuel Macron shkroi një roman erotik për marrëdhëniet e tij me mësuesin e tij, tani gruaja, Brigitte Macron kanë nisur të qarkullojnë në Francë për shkak, se së shpejti do të dalë një libër për biografinë e “zonjës së parë”, shkruan telegraph.co.uk.
Nuk është sekret që Macron ka aspirata letrare. Por kjo mund të vijë si një tronditje, për të gjitha ata që nuk e njohin këtë pjesë të presidentin, e mbi të gjitha të ketë shkruan për ficton erotik.
Ky detaj është zbuluar në “Brigitte Macron l’affranchie”, biografia e dedikuar bashkëshortes se tij, Brigitte.
Libri do të jetë në libraritë franceze pas 17 janarit dhe është shkruar nga gazetarja Maelle Brun. Ishte viti 1993 kur 16-vjeçari Emmanuel kishte njohur prej pak kohësh atë që do të bëhej më vonë zonja e parë e Francës, dhe që në atë kohë drejtonte teatrin e shkollës “la Providence” në Amiend.
Siç ka treguar shumë herë Presidenti, për të ishte dashuri me shikim të parë. Në dimrin e shkuar u kujdesën të dy për të shkruar “Artin e komedisë”, një pjesë teatrale. Pas saj Macron shkroi disa poezi dhe, siç zbulohet së fundmi edhe një pjesë më intime.
Gazetarja ka intervistuar atë që dikur ishte fqinja e Brigitte, së cilës adoleshenti Emmanuel i kërkoi ndihmë për të shtypur romanin.
“E njihja, sepse asokohe banonim në të njëjtën lagje dhe një ditë më kërkoi ndihmë që të shtypnim romanin. Ishte një libër që sapo e kishte shkruar. Sigurisht, që nuk kishte përdorur emrat realë, por mendoj që kërkonte të shprehte atë që ndiente në atë periudhë”. – Sot, gruaja sigurisht që është bërë pishman që nuk ka ruajtur një kopje të atij libri. TIRANA TODAY