Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dokumenti/Deputetët zgjidhen në rrethe, por nuk shkulen nga Tirana

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dokumenti/Deputetët zgjidhen në rrethe, por nuk shkulen nga Tirana

Deputetët e parlamentit ligjërisht dhe teorikisht përfaqësojnë të gjitha territoret e Republikës së Shqipërisë. Por sa i dobishëm dhe i suksesshëm mund te jetë një deputet që nuk jeton në zonën e tij elektorale? Duke ju referuar një raporti të “Institutit të Studimeve Politike” (ISP), të drejtuar nga studiuesi Afrim Krasniqi, shohim që dy të tretat e deputetëve janë banorë të përhershëm në Tiranë. Shumica e qytetareve për shkak të kodit zgjedhor për mbështetje të partisë që përkrahin janë të detyruar që të votojnë edhe deputetët që nuk jetojnë në zonat ku jetojnë, shkruan Tirana Today.

Legjislacioni mbi Kuvendin nuk ka kritere detyruese që lidhin deputetin me vendbanimin e tij, megjithatë vazhdimisht ka pasur shqetësime rreth tendencës se politika është përqendruar në Tiranë dhe qytetet periferike janë të papërfaqësuara sa duhet. ISP kreu për herë të parë në historinë e parlamentit pluralist një monitorim të gjendjes faktike të vendbanimit të deputetëve krahasuar me zonën e tyre zgjedhore.Të dhënat monitoruese të ISP mbi vendbanimin e deputetëve (deklarim i detyruar i përcaktuar të ndodhë çdo muaj shtator nga rregullorja parlamentar) tregojnë se në mars 2017 rreth 66% e deputetëve (92 nga 140 deputetë) banojnë në Tiranë. Pjesa tjetër, rreth 27% janë banorë të qyteteve ngjitur me Tiranën (Durrës, Elbasan, Lezhë, Lushnje) dhe vetëm një pakicë e vogël deputetësh vijon të jetë banor në njësi administrative të periferisë prej të cilave janë zgjedhur. Një raport i tillë krijon problematika të përfaqësimit të zonave zgjedhore dhe lehtëson praktikën kritike të ndjekur nga partitë politike për lëvizje të deputetëve drejt qarqeve të tjera pothuajse në çdo proces zgjedhor.

RAPORTI, MONITORIMI I KUVENDIT JANAR-KORRIK 2017 by Tirana Today on Scribd


Rreth dy muaj përpara fushatës, partitë kryesore politike (PS, PD e LSI) caktuan koordinatorët e bashkive dhe qarqeve, duke bërë zhvendosje të dukshme nga zonat zgjedhore ku të njëjtët individë janë zgjedhur më 2013. Për shembull, tre drejtuesit e listës zgjedhore të qarkut Lezhë për secilën parti kryesore, tashmë janë caktuar drejtues elektoralë dhe kandidatë potencialë në qarqe të tjera. Elementë të njëjtë gjejmë me qarkun e Kukësit, me qarkun e Dibrës, të Beratit, të Durrësit, të Gjirokastrës, etj.

Disniveli midis numrit të deputetëve në zonë dhe atyre që janë zhvendosur nga zonat zgjedhore drejt qendrës, pasqyrohet edhe në problematikën që vetë deputetët ngrenë në diskutimet e tyre parlamentare. Më shumë se 92% e diskutimeve nuk lidhen me zonën zgjedhore, por me politikën qendrore. Për pasojë, zgjedhësit përmes medias dhe instrumenteve të tjera të komunikimit publik shprehin vazhdimisht shqetësimin në rritje për mungesën e një përfaqësimi direkt të problemeve të tyre në punimet parlamentare. TIRANA TODAY

Tags: deputetetdokumentirretheshkulenTiranazgjidhen

TË LIDHURA

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve
Aktualitet

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

11:12 | 15/04/2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn
Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

10:56 | 15/04/2026
Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm
Aktualitet

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Next Post
Shpërfytyrohet “Milani i madh”, kinezët pastruan paratë

Shpërfytyrohet “Milani i madh”, kinezët pastruan paratë

Studimi/Zbulohen deputetët që nuk ua ndjen për integrimin

Studimi/Zbulohen deputetët që nuk ua ndjen për integrimin

Rrëfehet Igli Tare/Nga dështimi “Cavani” tek “bomba” Milinkoviç Saviç

Rrëfehet Igli Tare/Nga dështimi “Cavani” tek “bomba” Milinkoviç Saviç







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve
Aktualitet

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

by mirseda
11:12 | 15/04/2026
0

Inspektorati i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e një inspektimi të menjëhershëm në pallatin “Arlis”, pranë zonës së...

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

10:56 | 15/04/2026
Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

10:46 | 15/04/2026
Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

10:27 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com