Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rama si Babagjysh/Mustafaj: Një plehrë në kazanin e tij mediatik  

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama si Babagjysh/Mustafaj: Një plehrë në kazanin e tij mediatik  

Një nga ish-eksponentët kryesorë të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj e ka cilësuar shfaqjen e fundvitit të kryeministrit Edi Rama si Babagjysh, si një shëmti dhe se vetë kryeministri është një plehrë e kazanit mediatik.

Në 31 dhjetorin e vitit të kaluar, Rama suprizoi Leon e vogël duke i premtuar transportin e tij çdo ditë me makinë për në shkollë pasi ky i fundit e ka të pamundur lëvizjen për shkak të paralizës që e ka prekur. Një pretim që Rama e mbajti ditën e parë të shkollës për vitin 2018 duke e shitur si shown e tij të radhës.

Po ditën e fundit të vitit të kaluar, Rama bëri të mundur ëndrrën e një vajze rome, duke e emëruar këshilltare të ministres Manastirliu. Po ashtu edhe këtë rast e trumbetoi aq fort sa të jepte përshtypjen e një propagande të epokës së errët kur qytetarët i punësonte partia e Punës.

Për këtë arsye, Mustafaj e cilëson si mjaft të neveritshme dhe të shëmtuar. Në një artikull të botuar në gazetën “Panorama”, Mustafaj shkruan se Ramës “i ka hyrë kaq shumë vetja në qejf, sa tanimë që mori edhe timonin, edhe tepsinë, do t’i veshë vetes edhe petkun e shpëtimtarit mitologjik për tokësorët më të dobët.”

Analiza e plotë:

Njëri nga filmat më të shquar në kinemanë bashkëkohore franceze ka për titull “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë” (Le père Noel est une ordure). Është një komedi shumë argëtuese, realizuar në fillim të viteve ’80, me një pëlqyeshmëri planetare dhe që, kuptohet, me përmbajtjen e saj thellësisht humaniste siç është gjithmonë humori i shëndetshëm, nuk ka asgjë të përbashkët me çfarë do të shkruaj unë më poshtë.

Vetëm titulli, i nxjerrë doemos nga konteksti i filmit për të cilin ka lindur, me semantikën e vet të ftohtë, më ndihmon për të përcaktuar ndjesitë e mia lidhur me një shfaqje që Kryeministri ynë na dha në një televizion kombëtar në prag të vitit të ri, ndjesi këto fort të trazuara si prind, si qytetar i këtij vendi dhe si një njeri që, keq e mirë, ia kam kushtuar politikës njëzet vitet më aktive të jetës sime.

Fjala është për shfaqjen kur Kryeministri ynë, i veshur me xhybe të kuqe, mjekër të bardhë prej pambuku dhe çallmën si zilkë e përmbysur, në mizanskenën e Ardit Gjebresë, na paraqitet si mishërimi i babagjyshit të Vitit të Ri, të cilit një djalë me probleme shëndetësore i ka shkruar një letër me kërkesa nga më të natyrshmet, më njerëzoret. Si prind, jam i lumtur që halli i atij djali kurajoz e plot me dashuri për jetën, u lehtësua disi. Të paktën, do besuar se ky hall u lehtësua, në qoftë se Kryeministri ynë do e mbajë fjalën, gjë që nuk është shumë në karakterin e tij. Kam për atë djalë gjithë urimet e zemrës që kam për dy djemtë e mi. Nuk është aspak faji i tij pse unë u ndjeva i trazuar nga kjo shfaqje.

Faji kryesor është i Kryeministrit, të cilit i ka hyrë kaq shumë vetja në qejf, sa tanimë që mori edhe timonin, edhe tepsinë, do t’i veshë vetes edhe petkun e shpëtimtarit mitologjik për tokësorët më të dobët. Janë me qindra e qindra nëpër Shqipëri fëmijët që fati nuk i ka përkëdhelur e ndaj të cilëve shoqëria jonë ka detyrime të posaçme për t’i ndihmuar. Kjo përfshirje në gjuhën e politikës quhet solidaritet, është detyrim kushtetues për qeverinë dhe përmbushet me kontributin e të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Kontributi i Edi Ramës për solidaritetin është në proporcion me taksat që ai paguan. Roli i Kryeministrit është krejt tjetër.

Fëmijët me cene shëndetësore janë pjesa më e dhimbshme në trupin e kombit. Kryeministri ynë dhe qeveria e tij nuk bëjnë asgjë për ta. Sepse solidaritetin, Kryeministri ynë nuk e sheh si një detyrim të lidhur më funksionin që i është besuar, por si një rast për t’i shprehur dashuri vetes një herë në vit duke veshur xhyben e kuqe të babagjyshit të Vitit të Ri për të darovitur si në përralla një hallexhi. Kjo që bën Kryeministri ynë nuk duhet t’i ngjajë madje as asaj që bën Presidenti i Amerikës një herë në vit, kur, si një traditë folklorike i fal jetën një gjeldeti me rastin e Ditës së Falënderimeve. Kryebabagjyshi ynë i Vitit të Ri del nga shpella e tij qiellore për t’i ndryshuar jetën një njeriu.

Para dy a tri ditësh dëgjova në radio kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të ankohej ndaj qeverisë, e cila nuk përmbushte detyrimet minimale të parashikuara me ligj për mbështetje financiare të anëtarëve të kësaj shoqate. Punë e madhe për ta, dhe për paraplegjikët dhe për fëmijët e prekur nga autizmi! Në zemrën e madhe të Kryeministrit tonë ka vend për dhembshuri vetëm sa ç’zgjat një episod televiziv. Faj të madh ka edhe Ardit Gjebrea, i cili e lejoi veten të përdorej nga Kryeministri në një mënyrë fort poshtëruese për një njeri me përvojë të gjatë në ekran siç është ai.

Gjebrea kishte bërë dhe një mizanskenë mizerabël, fund e krye manipuluese, me gjysmën e ekranit të mbushur me kokën e Kryeministrit me fytyrën të përmbytur nga dhembja, nëpër syrin e të cilit rrjedh një kokërr loti tek dëgjon lutjen që ky fëmijë i dërgon me shkrim babagjyshit të Vitit të Ri, domethënë atij, mrekullibërësit, që ai të verë dorën në zemër jo duke i sjellë lodra e çokollata, por për ta ndihmuar që të ndjekë shkollën.

Fjala është për një mjet që ta marrë nga shtëpia çdo mëngjes për ta çuar në shkollë e ta kthejë në drekë. Në gjysmën tjetër të ekranit është ky fëmijë, me një fytyrë plot hutim të bukur që i shkon si fëmijë që është, duke u përpjekur të luajë pa gabime rolin që i ka caktuar Gjebrea. Sepse Gjebrea, i përdorur nga Kryeministri, përdor nga ana e vet pamëshirshëm këtë fëmijë duke e vënë të luajë një rol që, në fakt, nuk është më për moshën e tij. Ai është nëntë vjeç.

Gjebrea është vetë prind, ka rritur të vegjlit e vet dhe e di se një fëmijë nëntë vjeç, me një zhvillim mendor normal siç dukej fatmirësisht ta kishte protagonisti i këtij episodi, e ka kapërcyer tashmë moshën kur i beson verbërisht realitetit të përrallës. Është një mizanskenë spekulative, karikaturale, e pandershme, e pasinqertë, lënduese për ne që e shohim. Për t’i thënë gjërat siç janë, Kryeministri është treguar cinik me Gjebrenë dhe Gjebrea është treguar cinik me vogëlushin. Dua t’i them një fjalë si prindi-prindit edhe nënës së atij djali, e cila e kishte shoqëruar të birin në xhirimin e filmit.

Unë e kuptoj hallin e saj të madh dhe gëzohem për të që ky hall, me sa duket, iu lehtësua sadopak. Por ajo, me vetëdije ose pa vetëdije, ka treguar një egoizëm të pahijshëm, duke u bërë karshillëk qindra e qindra nënave të reja si ajo apo edhe më pak të reja, të cilat, të shkretat, kanë të njëjtën brengë në zemër si ajo, por fati nuk ua ka sjellë e nuk do t’ua sjellë ndoshta kurrë të bien në duart e një zhongleri të televizionit. Për herë të parë e kam gjetur vërtet me vend përcaktimin që po ky Kryeministër ka bërë për mediat si kazan. Por që brenda këtij kazani ishte tashmë ai vetë si autor dhe protagonist i versionit shqiptar të filmit me titullin “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë”. (Panorama)

Tags: BabagjyshkazaninmediatikMustafajplehrërama

TË LIDHURA

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme
Aktualitet

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

16:35 | 07/04/2026
Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

16:27 | 07/04/2026
Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Next Post
Lezhë/Rama: Drejtorët janë në provë, tepsia do shkojë për skrap

Lezhë/Rama: Drejtorët janë në provë, tepsia do shkojë për skrap

Lazio “bllokon” De Vrij, Interi huazon një supermbrojtës

Lazio "bllokon" De Vrij, Interi huazon një supermbrojtës

Vala e zemërimit që po trondit Iranin i ka rrënjët e thella

Vala e zemërimit që po trondit Iranin i ka rrënjët e thella







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme
Aktualitet

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme

by mirseda
16:35 | 07/04/2026
0

Gjykata Administrative ka vendosur se përzgjedhja e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit është...

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

Aksidenti tragjik në Vlorë, makina e viktimës lëvizte me mbi 200 km/orë

16:27 | 07/04/2026
Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era

16:22 | 07/04/2026
Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak

Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak

16:09 | 07/04/2026
Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

15:43 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com