Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira të pakët në zonat perëndimore, por reshje më të dendura do të ketë në zonat lindore. Mesdita lokalizon reshje në vijën kufitare lindore duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Orët vijuese mbeten në kushtet e kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, e cila vijon më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30km/h nga perëndimi duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.