Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Telat Xhaferri pret që të enjten do të ketë kuorum kur duhet të votohet për Ligjin për gjuhët.
I ftuar në emisionin “Otvoreno” në Televizionin 24, Xhaferri u shpreh se pas miratimit të Ligjit për gjuhët, do t’i udhëheqë seancat plenare ashtu siç parashikon ligji, raporton INA.
“Në shqip apo maqedonisht varësisht nga ajo cilit do t’i drejtohem. Në thelb kjo do të thotë se pas miratimit të ligjit mund ta udhëheq seancën në gjuhën shqipe, por atij të cilit do t’i drejtohem nëse nuk ka kufje, ndërsa nuk është shqiptar, do t’i drejtohem në atë gjuhë në të cilën do më kuptojë”, tha Xhaferi.