Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Janar

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Janar

FILE - In this March 15, 1973, file photo President Nixon tells a White House news conference that he will not allow his legal counsel, John Dean, to testify on Capitol Hill in the Watergate investigation and challenged the Senate to test him in the Supreme Court. A feisty Nixon defended his shredded legacy and Watergate-era actions in grand jury testimony that he thought would never come out. On Thursday, Nov. 10, 2011, it did. (AP Photo/Charles Tasnadi, File)

9 Janar 1913 – Lind presidenti amerikan Richard Nixon. Nixon ishte presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara, duke shërbyer nga viti 1969 deri në vitin 1974, kur dha dorëheqjen nga detyra, i vetmi president i SHBA-së që do ta bënte këtë pas skandalit Watergate. Nixon lindi në Jorba Linda të Kalifornisë. Pas përfundimit të studimeve të tij universitare në Kolegjin Whittier, diplomohet në Duke University në vitin 1937 për jurisprudencë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Pat u zhvendosën në Uashington më 1942, për të punuar për qeverinë federale. Nixon shërbeu si reservist në marinën amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u zgjodh për herë të parë në Kongres në vitin 1946, dhe në Senat në vitin 1950. Këmbëngulja e tij për rastin Hiss, i dha reputacionin e tij e një antikomunisti, dhe rriti popullaritetin e tij në rang kombëtar.

Nixon u emërua zv.president nga Dwight D. Eisenhower në vitin 1952, detyrë që e mbajti për 8 vjet më rradhë. Ai realizoi një fushatë të pasuksesshme presidenciale në vitin 1960, duke humbur ngushtësisht përballë rivalit demokrat John F. Kennedy, teksa humbi edhe garën për guvernatorin e Kalifornisë, përballë Pat Brown në vitin 1962.

Tetë vjet më vonë ai garoi sërish për president, ku këtë herë triumfoi duke mundur zv.presidentin në detyrë Hubert Humphrey. Gjatë presidencës së tij, Richard Nixon i dha fund përfshirjes amerikane në luftën e Vietnamit në vitin 1973, dhe rrikthehu në atdhe ushtarët amerikanë të burgosur në Vietnam.

Vizita e Nixon në Kinë në vitin 1972, çoi përfundimisht në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy kombeve, dhe në të njëjtin vit nxiti një detantë dhe traktat kundër raketave balistike me Bashkimin Sovjetik. Ai u rizgjodh me një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e vitit 1972, kur mposhti demokratin George McGovern.

Në mandatin e tij të dytë, Nixon ndihmoi në aspektin logjistik Izraelin gjatë Luftës së Yom Kippur, çka futi në krizë proçesin e paqes në Lindjen e Mesme, e cila u pasua nga një krizë e çmimeve në naftës, si pasojë e rritjes së çmimit nga OPEC. Administrata Nixon, mbështeti një grusht shteti në Kili, që rrëzoi qeverinë e Salvador Allendes, dhe që solli në pushtet gjeneralin Augusto Pinochet.

Në fund të vitit 1973, u përshkallëzua skandali i Watergate, duke i kushtuar Nixonit pjesën më të madhe të mbështetjes së tij politike. Më 9 gusht 1974, ai dha dorëheqjen për shkak se u gjet fajtor (impeachment). Pas dorëheqjes së tij, Nixon u pasua në detyrë nga pasardhësi i tij, Gerald Ford.

Në 20 vitet e fundit të jetës, Nixon shkroi 9 libra dhe ndërmori shumë udhëtime jashtë vendit, duke ndihmuar në rehabilitimin e imazhit të tij, në atë të një burrështetasi të moshuar. Ai pësoi një goditje në tru që e la tërësisht të paralizuar më 18 prill 1994, dhe vdiq 4 ditë më vonë në moshën 81 vjeçare.

9 Janar 1908- Lindi shkrimtarja dhe drejtuesja e lëvizjes feministe, Simone de Beauvoir

Simone de Beauvoir ishte një shkrimtare, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politik, feministe dhe socialiste franceze. Megjithëse, ajo nuk e konsideronte veten një filozofe, pati një ndikim të rëndësishëm në ekzistencializmin feminist dhe teorinë feministe. De Beauvoir shkroi novela, ese, biografi, autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale.

Ajo ishte e njohur për “Traktatin e Seksit të Dytë” të vitit 1949, një analizë e hollësishme e shtypjes së grave, dhe një traktat themelor i feminizmit bashkëkohor; dhe për romanet e saj. De Beauvoir, ishte gjithashtu e njohur për marrëdhënien e saj të hapur gjatë gjithë jetës me filozofin francez, Jean-Paul Sartre.

9 Janar 1927 – Dhjetëra fëmijë humbin jetën nga një zjarr në një teatër në Kanada

Ngjarja e rëndë ndodhi në teatrin “Laurier Palace” në Montreal të Kanadasë të dielën e 9 janarit 1927. Mbi 800 fëmijë kishin shkuar për të parë një komedi, kur një zjarr që thuhet se u shkaktua fillimisht nga një cigare e ndezur e hedhur në dyshemenë prej druri, u përhap me shpejtësi në sallë.

Për shkak të tymit fëmijët i kapi paniku, dhe filluan të dilnin me shpejtësi jashtë. Ata që ishin ulur në llozhë, e patën më të vështirë, pasi njëra nga shkallën e zbritjes u bllokua. Në fund 78 fëmijë gjetën vdekjen, prej tyre 12 nga shtypja, 64 u asfiksuan, dhe vetëm 2 humbën jetën prej flakëve të zjarrit. 

9 Janar 1349 – Qindra pjesëtarë të komunitetit hebraik të Bazelit në Zvicër, e cila u konsiderua nga banorët si fajtore për epideminë e Murtajës, burgosen dhe më pas digjen në turrën e druve.

9 Janar 1799 – Kryeministri britanik Uilliam Pit i Riu, vendos një taksë mbi të ardhurat, për të mbledhur fonde për luftën e Britanisë së Madhe me Francën e Napoleon Bonapartit.

9 Janar 1822 – Princi portugez Pedro I i Brazilit, vendos të qëndrojë në Brazil, përkundër urdhrit të Mbretit portugez Zhoao VI, duke nisur kështu proçesin e pavarësisë së vendit.

9 Janar 1909 – Anglezi Ernest Shakëllton, që udhëhoqi Ekspeditën Nimrod në Polin e Jugut, vendos flamurin britanik vetëm 180 km larg Polit, duke shënuar një rekord botëror deri në atë moment.

9 Janar 1916 – Beteja e Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore, përfundon me një fitore të Perandorisë Osmane, kur forcat e fundit aleate evakuohen nga gadishulli.

9 Janar 1957 – Kryeministri britanik Sir Entoni Iden jep dorëheqjen, pas dështimit të tij për të rimarrë Kanalin e Suezit nga sovraniteti egjiptian.

9 Janar 1964 – Disa të rinj panamezë përpiqen të ngrenë flamurin e vendit të tyre në Zonën e Kanalit të Panamasë të kontrolluar nga SHBA-ja, duke çuar në luftime midis ushtarëve amerikanë dhe civilëve panamezë.

9 Janar 1991 – Përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe Iraku takohen në Konferencën e Paqes të Gjenevës, për të gjetur një zgjidhje paqësore për pushtimin e Kuvajtit nga Iraku.

9 Janar 1992 – Asambleja e popullit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, shpall krijimin e Republikës Srpska, një shtet i ri brenda Jugosllavisë.

9 Janar 1996 – Lufta e Parë Çeçene:Separatistët çeçenë, nisin një sulm kundër aerodromit rus të helikopterëve, dhe më vonë një spitali civil në qytetin Kizljarit në Dagestanin fqinj, duke shkaktuar një krizë masive të pengjeve, e cila përfshiu mijëra civilë.

9 Janar 2007 – Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë “Apple” Steve Jobs, prezanton iPhone e parë origjinal në San Francisko.

9 Janar 2015 – Autorët e masakrës në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” dy ditë më parë në Paris, vriten nga policia pasi kishin marrë peng disa njerëz në një supermarket. Përshtati për Tirana Today Alket Goce

Tags: çfarëhistorikjanarkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Koreja po “humb” Kim Jong-un, vuan nga një sëmundje e rëndë

Koreja po “humb” Kim Jong-un, vuan nga një sëmundje e rëndë

14 vite nga tragjedia e Vlorës, familjarët kërkojnë drejtësi

14 vite nga tragjedia e Vlorës, familjarët kërkojnë drejtësi

Ramës i shkon “dëm” portali, shqiptarët s’dinë ta përdorin

Ramës i shkon “dëm” portali, shqiptarët s’dinë ta përdorin

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapiteni serb: Kujtime të hidhura, pres atmosferë fantastike ndaj Shqipërisë
Sport

Kapiteni serb: Kujtime të hidhura, pres atmosferë fantastike ndaj Shqipërisë

by mirseda
18:35 | 06/06/2025
0

Kapiteni i përfaqësueses serbe, Aleksandar Mitroviç, është një nga dy lojtarët e vetëm në ekipin serb nga...

Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet i gjallë drejtuesi i automjetit në Bulqizë

Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet i gjallë drejtuesi i automjetit në Bulqizë

18:22 | 06/06/2025
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit: Makina përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit: Makina përfundon në kanal

18:18 | 06/06/2025
Inter-Asllani, lamtumirë verore? Dy opsionet për mesfushorin shqiptar

Inter-Asllani, lamtumirë verore? Dy opsionet për mesfushorin shqiptar

17:51 | 06/06/2025
Izraeli godet objekte të Hezbollahut në Liban, rriten tensionet

Izraeli godet objekte të Hezbollahut në Liban, rriten tensionet

17:50 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com