Në Kosovë është kryer një operacion mjaft i rrallë, i pari i tillë në vend.
Disa doktorë kanë arritur të heqin një plumb nga kraharori i një 20-vjeçari, pa hapje të kraharorit.
Plumbi ndodhej në afërsi të zemrës të së riut, ndërsa operacioni ka zgjatur vetëm 19 minuta.
Lajmin e ka dhënë vetë doktor Salih Krasniqi, i cili ka publikuar në një video në Facebook pamje nga operacioni i rrallë.