Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Zjarr dhe furi”/Administrata Trump në sulm ndaj Bannon

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“Zjarr dhe furi”/Administrata Trump në sulm ndaj Bannon

Një ndër këshilltarët kryesorë të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller sulmoi ish-këshilltarin Stephen Bannon për komentet e tij të pasqyruara në librin “Zjarr dhe furi”. Ai citohet në libër të ketë thënë se djali i madh i Presidentit, Donald Trump Jr., dhëndri i Presidentit, Jared Kushner, tashmë këshilltar kryesor në Shtëpinë e Bardhë, si dhe ish-menaxheri i fushatës elektorale, Paul Manafort, ishin “tradhëtarë” dhe “jopatriotë” që u takuan në mes të fushatës elektorale të vitit 2016 me shtetas rusë që pretendonin se dispononin informacion inkriminues për sfidanten e zotit Trump, demokraten Hillary Clinton.

Duke folur në kanalin televiziv CNN, zoti Miller e përshkroi zotin Bannon si një “person të zemëruar dhe hakmarrës, komentet groteske të të cilit janë shumë të shkëputura nga realiteti”. Zoti Miller tha se “të gjithë anëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë janë plotësisht të zhgënjyer me komentet e tij” të reflektuara në këtë libër.

Zoti Miller tha se libri i autorit Wolff “është më tepër një vepër letrare e shkruar keq. Autori është një autor fundërrinë i një libri fundërrinë… Tradhtimi i Presidentit në këtë libër është në kundërshtim me realitetin e njerëzve që punojnë me të”.

Spikeri i kanalit CNN, Jake Tapper, e ndërpreu papritur intervistën me zotin Miller, duke e quajtur atë “një servil” të interesuar vetëm për të kënaqur “një shikues”, Presidentin Trump.

Pak më vonë, Presidenti Trump shkruajti në Twitter se “Jake Tapper i kanalit të lajmeve të rreme CNN u rrënua gjatë intervistës me Stephen Millerin, anëtar i Administratës Trump. Shikojeni urrejtjen dhe padrejtësinë e këtij shërbëtori të CNN-it”.

Dy zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Trump, ambasadorja në OKB, Nikki Haley, si dhe drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, gjithashtu shprehën mbështetje gjatë emisioneve të fundjavës për punën e Presidentin, vetëm një ditë pasi Presidenti Trump e përshkroi veten “një gjeni shumë të qëndrueshëm”.

Zoti Bannon nuk i ka mohuar fjalët e cituara në librin e zotit Wolff, por ai shprehu sot një lloj keqardhjeje për rolin e tij.

Ai i tha faqes së lajmeve në internet, “Axios”, se “Donald Trump Jr. është patriot dhe njeri i mirë. Ai ka mbrojtur papushim të jatin dhe axhendën që ka mundësuar kthesën që ka marrë vendi”.

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, zoti Bannon u rikthye tek “Breitbart News”, një faqe interneti e të djathtës alternative me pikëpamje nacionaliste. Ai u zotua se do të vazhdonte mbështetjen për Presidentin Trump.

Zoti Bannon tha se “jam i palëkundur në mbështetjen për Presidentin dhe axhendën e tij, siç e kam dëshmuar çdo ditë gjatë transmetimeve kombëtare në radio, në faqet e Breitbard News, si dhe në fjalime në Tokyo, Hong Kong, Arizona dhe Alabama. Më vjen keq që reagova me vonesë ndaj raportimeve të pasakta për Don Jr., dhe shkëputjen e vëmendjes nga arritjet historike të Presidentit gjatë vitit të parë të presidencës së tij”. Presidenti Trump tha se nuk ishte i kishte autorizuar aspak qasje zotit Wolff në Shtëpinë e Bardhë, për të shkruar librin e tij, shkruan voa.

Por, zoti Wolff i tha kanalit NBC se vetë Presidenti, ndoshta me pak hezitim, i lejoi të qarkullonte në korridoret e Shtëpisë së Bardhë dhe të zhvillonte intervista me ndihmësat e tij, duke u shprehur madje se “E kujt i bëhet vonë për një libër?”.

Por, që ditën e sotme, pra vetëm dy ditë pas botimit, libri “Fire and Fury” është më i shituri në faqen online të kompanisë Amazon.

Tags: “Zjarr dhe furiAdministrataBannonndajsulmTrump

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
I vogli Zaho, i vetmi që ia mbledh Edi Ramës

I vogli Zaho, i vetmi që ia mbledh Edi Ramës

Karaburun/Sekuestrohen 456 kg drogë, pjesa e pangarkuar në gomone

Karaburun/Sekuestrohen 456 kg drogë, pjesa e pangarkuar në gomone

“Kosova është Serbi”/At Marku: Të shporret prifti malazez, po cenohet paqja ballkanike

“Kosova është Serbi”/At Marku: Të shporret prifti malazez, po cenohet paqja ballkanike







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku
Aktualitet

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku

by mirseda
08:41 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, 23 shkurt, në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imunitetit në...

Sherr në një lokal në Burrel, një i lënduar, dy persona shpallen në kërkim

Sherr në një lokal në Burrel, një i lënduar, dy persona shpallen në kërkim

08:26 | 23/02/2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com