Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Komiteti Ekzekutiv vendos datën e zgjedhjeve në FSHF

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Komiteti Ekzekutiv vendos datën e zgjedhjeve në FSHF

Komiteti Ekzekutiv vendosi që në datë 7 shkurt të mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së, ku si rrjedhojë do të mbahen edhe zgjedhjet për President të FSHF-s. Lajmi u publikua në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e sotme, ku ndër të tjera njoftohej se punimet e Asamblesë së Përgjithshme do të zhvilloheshin në hotel ‘Adriatik’, në Durrës.

Delegatët që do të votojnë në Asamble duhet të depozitohen nga antarët deri në datë 18 janar, ndërsa deri në 23 janar do të pranohen kandidatët për president të FSHF-s, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës për tu zyrtarizuar kandidat.

Gjithashtu, deri më datë 18 janar, anëtarët duhet të depozitojnë emrin e delegatit me të drejtë vote që do i përfaqësoje në Asamble. Edhe kandidatët për president të FSHF, duhet të dorëzojnë brenda datës 23 janar, dokumentacionin e listuar edhe më poshtë, për të zyrtarizuar kandidaturën.

Njoftimi i FSHF-s:
Federata Shqiptare e Futbollit, me qëllim sqarimin e opinionit publik, duke marrë shkas nga shqetësimet e ngritura në disa media sportive, thekson se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 06/01/2018, ne bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-se, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme (Zgjedhore) e cila do të zhvillojë punimet me datë 07/02/2018, ora 9:00, në Hotel “Adriatik“, Durrës.

Ky vendim është marrë në përputhje dhe në respektim të plotë të përcaktimeve të Statutit të FSHF dhe të kohëzgjatjes së mandatit aktual, i cili përfundon po në Shkurt 2018 dhe nuk mund të zgjatet tej këtij afati.

Po në përputhje me Statutin, nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm, anëtarëve të FSHF iu dërgua njoftimi përkatës, së bashku me rendin e propozuar të ditës. Në zbatim të nenit 21, pika 3, të Statutit të FSHF-së, brenda datës 18/01/2017, anëtaret duhet të depozitojnë zyrtarisht në Sekretariatin e FSHF-së emrin e delegatit me të drejtë vote që do t’i përfaqësoje ne këtë Asamble. Po sipas Statutit të FSHF-së, delegati nuk mund të zëvendësohet mbas afatit te dorëzimit të listës në Sekretariatin e FSHF-së.

Ne bazë të Nenit 31, pika 3, te Statutit te FSHF-se, anëtaret kane të drejtë të propozojnë një emër që do të kandidojë për President ose për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ne zbatim të nenit 15, pika 1, të Rregullores se Procedurave te Asamblesë së Përgjithshme propozimi duhet të dorëzohet në Sekretariatin e FSHF-së brenda datës 18/01/2018.

Konform Nenit 15/4 të Rregullores së Procedurave të Asamblesë, kandidatët duhet që brenda datës 23.01.2018, të dërgojnë dokumentet e mëposhtëm tek Sekretariati i Përgjithshëm:

a) Të dhëna për cilin funksion ky kandidat do të aplikojë;
b) Emri, mbiemri dhe adresa e shtëpisë së kandidatit;
c) Një CV e Shkurtër ku i përgjigjet kërkesave të nenit 28 të Statutit të FSHF dhe ndonjë kërkesë tjetër rregulluese;
d) Evidenca dokumentuese të nevojshme për të provuar plotësimin e të gjitha kërkesave për kandidatin për zgjedhje;

Ashtu si ne të gjitha Asambletë e Zakonshme, zgjedhore ose jo, këto rregulla dhe procedura të ndjekura nga Komiteti Ekzekutiv në vendimmarrjen e datës 06.01.2018, jo vetëm që janë rezultat i respektimit rigoroz të akteve rregullatore, por për më tepër janë të njohura dhe të pranuara nga të gjithë anëtarët e Federatës. Rrjedhimisht shqetësimi i bërë prezent në këtë rast është i pavend.

Tags: datënekzekutivfshfKomitetivendoszgjedhjeve

TË LIDHURA

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor
Sport

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi
Sport

Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi

17:36 | 16/03/2026
Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut
Sport

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

16:17 | 16/03/2026
Next Post
Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë i riu shqiptar

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë i riu shqiptar

Iu zhduk nga sytë policisë shqiptare, gomonia e “Karaburunit” ndalohet në…

Iu zhduk nga sytë policisë shqiptare, gomonia e “Karaburunit” ndalohet në...

Foto/ Njihuni me lideren më seksi në botë

Foto/ Njihuni me lideren më seksi në botë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com