Në ditëlindjen e 27, gazeta Rilindja Demokratike ka mbledhur bashkë politikanë, drejtues dhe gazetarë që kanë dhënë kontribut ndër vite në shtypin e shkruar.
Ditëlindja e saj ka bërë bashkë politikanë dhe gazetarë, ndërsa ajo që ra në sy është dhe një shtrëngim duarsh mes Bashës dhe zërave që e kanë kritikuar.Rasti tipik i zërit kundër Bashës në PD, Astrit Patozi është takuar dhe ka marrë falënderimet nga kreu Basha, pasi edhe ai ka kontributin e tij, pasi në të kaluarën e ka drejtuar këtë gazetë për dhjetë vite radhazi.Astrit Patozi ka qenë edhe kryeredaktor i RD-së, por tashmë duken se kjo mund të shërbejë si dritë shpresë në përmirësimin e raporteve mes Patozit dhe Bashës.Kreu basha tha se kjo gazetë është shembulli më i mirë se si denoncohet keqqeverisja, varfëria dhe problemet e përditshme, sipas Bashës, kjo gazetë ka bërë dhe do të vijojë të bëj për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.Ai falenderoi të gjithë të pranishmit dhe njëherësh kontrubuesit ndër vite, të cilat dhanë mundin për t’i shërbyer zërit të qytetarëve dhe denoncimit të ngjarjeve që ishin kundër interesit publik.
Basha tha se kjo është një gazetë që frymëzon këdo, pasi vetë tradita dhe zëri i parë i demokracisë ishte Rilindja Demokratike. Ajo u ngrit nga njerëz të cilat sakrifikuan jo pak, për të mbërrijë deri këtu ku është sot.