Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Albin Kurtin e pret qelia e burgut nëse …  

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Albin Kurtin e pret qelia e burgut nëse …  

Albin Kurtin dhe deputetet e tjerë të Vetëvendosjes mund të shkojnë në burg shumë lehtë. Megjithëse kushtet që duhet të zbatojnë nuk janë dhe aq të vështira. Pasi katër deputetët e Vetëvendosjes i shpëtuan burgut, duhet të jenë të kënaqur se Kodi Penal i Republikës së Kosovës i favorizon shumë të dënuarit me kusht, por një hap gabuar i dërgon ata menjëherë në burg.

Gjykata ka dhënë vendimin për deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, të cilët janë shpallur fajtorë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim; Albulena Haxhiu me 1 vit e 3 muaj; Donika Kadaj-Bujupi me 1 vit e 6 muaj dhe Faton Topalli me 1 vit e 3 muaj burgim. Këta të fundit nuk u paraqitën në seancë, ndërsa gjykatësi Beqir Kalludra shpalli aktgjykimin, duke dënuar deputetët me kusht.

Kodi penal i Republikës së Kosovës i jep dënimi me kusht një personi që ka kryer një vepër penale, por peroni nuk arrestohet. Ky lloj vendimi merret që personit të akuzuar t’i jep qortim, i cili e arrin qëllimin e dënimit përmes shpalljes së dënimit pa ekzekutimin e dënimit. thuhet në nenin 42 të rregullores në faqen 167.Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzoheshin për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të gjithë mund të rikthehen në Burg në se shkelin këto rregulla:

Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprave të reja penale 

a) Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse personi i dënuar gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim prej së paku dy apo më tepër vjet. b) Gjykata mund ta revokojë dënimin me kusht nëse i dënuari gjatë kohës së verifikimit kryen një apo shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim me më pak se dy vjet ose dënimi me gjobë pasi t’i ketë vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat u përkasin veprave penale të kryera si dhe personit të dënuar dhe sidomos ngjashmëritë e veprave penale të kryera, rëndësinë e tyre dhe motivet për kryerjen e veprave penale. c) Nëse e revokon dënimin me kusht, gjykata shqipton dënimin unik për veprën penale të kryer më parë edhe për veprën e re penale, në pajtim me nenin 71 të këtij Kodi dhe duke i konsideruar dënimet e revokuara me kusht si të përcaktuara. d) Nëse gjykata nuk e revokon dënimin me kusht, ajo mund ta shqiptojë dënimin me kusht a me burgim ose dënimin me gjobë për veprën e re penale. Nëse gjykata shqipton dënim me kusht për veprën e re penale, ajo i zbaton dispozitat e nenit 71 të këtij Kodi për ta shqiptuar dënimin e bashkuar me kusht për veprën penale të kryer më parë dhe për veprën e re penale dhe po ashtu e cakton një periudhë të bashkuar të verifikimit e cila nuk mund të jetë më pak se një vit dhe më shumë se pesë vjet, duke filluar prej ditës kur ka hyrë në fuqi vendimi. Nëse gjykata shqipton dënim me kusht për veprën e re penale, periudha kohore që kalohet në mbajtjen e dënimit me burgim nuk hiqet nga koha e verifikimit e vendosur me dënimin me kusht për veprën penale të kryer më parë.

Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprave penale të kryera më parë

Gjykata e revokon dënimin me kusht nëse pas shqiptimit të dënimit me kusht, me vendim të formës së prerë konstaton se personi i dënuar ka kryer një vepër penale tjetër para se të jetë dënuar me kusht dhe nëse gjykata vlerëson se nuk do të kishte bazë për shqiptimin e dënimit me kusht po të dihej për atë vepër. Në rastin e këtillë, zbatohen dispozitat e nenit 45(3) të këtij Kodi.

Revokimi i dënimit me kusht për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të caktuara

Nëse dënimi me kusht është kushtëzuar me përmbushjen e një detyrimi të paraparë me nenin 43(3) të këtij Kodi dhe personi i dënuar nuk e përmbush këtë detyrim në afatin e caktuar nga gjykata, gjykata mund ta vazhdojë afatin e përmbushjes së detyrimit brenda afatit të verifikimit apo mund ta revokojë dënimin me kusht dhe ta ekzekutojë dënimin i cili është caktuar me dënimin me kusht. Nëse gjykata konstaton se i dënuari për shkaqe të arsyeshme nuk ka mund tai përmbushë detyrimin e caktuar më parë, gjykata e heq përmbushjen e atij detyrimi ose e zëvendëson atë me një detyrim tjetër përkatës të paraparë me ligj.

Afatet për revokimin e dënimit me kusht

a) Dënimi me kusht mund të revokohet gjatë kohës së verifikimit. Nëse personi i dënuar gjatë kësaj kohe kryen vepër penale për të cilën kërkohet revokimi i dënimit me kusht, mirëpo kjo është konstatuar me aktgjykim vetëm pas skadimit të kohës së verifikimit, dënimi me kusht mund të revokohet jo më vonë se brenda një viti nga dita kur skadon koha e verifikimit. b) Nëse personi i dënuar nuk e përmbush brenda afatit të caktuar nga gjykata njërin detyrim të paraparë në nenin 43(3) të këtij Kodi, gjykata mund të revokojë dënimin me kusht më së voni brenda një viti nga dita kur ka skaduar koha e verifikimit dhe të caktojë që të ekzekutohet dënimi i caktuar në dënimin me kusht.

Dënimi me kusht i revokuar me urdhrin për trajtim të detyrueshëm rehabilitur 

a) Gjykata mund të shqiptojë dënim me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues në rast se personi i dënuar e ka shkelur ligjin për herë të parë dhe është i varur nga droga ose alkooli, nëse gjykata konsideron se faktori kryesor që ka ndikuar në kryerjen e veprës penale është alkooli ose droga dhe se trajtimi i suksesshëm do ta zvogëlonte rrezikun për kryerjen e veprës së re penale pas shqyrtimit të raportit të shërbimit sprovues. b) Programi i trajtimit mbikëqyret nga shërbimi sprovues. c) Dënimi konsiderohet se është mbajtur me kryerjen e suksesshme të programit të trajtimit rehabilitues. d) Nëse personi i dënuar largohet nga programi i trajtimit rehabilitues apo nuk i përmbush detyrimet lidhur me urdhrin për trajtim, gjykata mund ta zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, munda ta shtyjë kohëzgjatjen e urdhrit për trajtim ose ta revokojë dënimin me kusht dhe të urdhërojë ekzekutimin e dënimit të caktuar në dënimin me kusht. TIRANA TODAY

Denimi me kusht by Tirana Today on Scribd

Tags: Albin Kurtine burgute pretNëseqelia

TË LIDHURA

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë
Aktualitet

Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë

17:50 | 27/12/2025
Nga dhuna në familje, vjedhja dhe mashtrimi disa të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Nga dhuna në familje, vjedhja dhe mashtrimi disa të arrestuar në Tiranë

17:04 | 27/12/2025
Next Post
Manchester United në sulm për Dybala, Pogba bën ndërmjetësin

Manchester United në sulm për Dybala, Pogba bën ndërmjetësin

Dritë mbi të shkuarën, nderim viktimave të komunizmit

Dritë mbi të shkuarën, nderim viktimave të komunizmit

Kupa e Italisë premton spektakël, sonte luhet derbi i Torinos

Kupa e Italisë premton spektakël, sonte luhet derbi i Torinos







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Netanyahu takohet sot me Trumpin, Gaza, Irani dhe Hezbollahu në qendër të bisedimeve
Bota

Netanyahu takohet sot me Trumpin, Gaza, Irani dhe Hezbollahu në qendër të bisedimeve

by mirseda
09:45 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet sot me aleatin e tij kryesor, Presidentin e SHBA-së Donald...

ACARI “ZBRET” NË GJERMANI/ Regjistrohen temperaturat më të ulëta në 15 vite në shtetin gjerman

ACARI “ZBRET” NË GJERMANI/ Regjistrohen temperaturat më të ulëta në 15 vite në shtetin gjerman

09:42 | 29/12/2025
Zgjedhjet në Kosovë, analiza nga REL: Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?

Zgjedhjet në Kosovë, analiza nga REL: Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?

09:37 | 29/12/2025
E rëndë në burgun e Lezhës: I dënuari gjendet pa shenja jete në krevatin e qelisë

E rëndë në burgun e Lezhës: I dënuari gjendet pa shenja jete në krevatin e qelisë

09:35 | 29/12/2025
“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

23:48 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com