Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare edhe në vitin 2018. Kështu mendojnë njohësit e çështjeve politike në vend.
Sipas analistit Mazllum Baraliu, qeveria aktuale nuk është në rrugën e duhur për të udhëhequr një mandat të plotë.
“Raporti i cili herë-herë edhe ndoshta jo në përputhje me ligjin, me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën. Por sidoqoftë, një qeverisje e cila nuk ka ofruar shumë dhe duke e pasur parasysh fragjilitetin e këtij koalicioni, kjo qeverie në vitin e ardhshëm mund të këtë edhe mocione mosbesimi, mund të ketë edhe befasi”, tha ai për Radio Kosova.
Ndërkaq, Ismet Kyrziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet se edhe po të shkohet në zgjedhje të reja, ai nuk sheh ndonjë alternativë apo rirreshtim tjetër politik i cili do t’i jepte Kosovës zgjidhje më të mira.