Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kim Jong Un: Kam një buton bërthamor, SHBA-të nën rrezen time

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kim Jong Un: Kam një buton bërthamor, SHBA-të nën rrezen time

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të vetëdijshme se forca bërthamore e vendit të tij është realitet dhe jo një kërcënim. Por, ai foli me një ton pajtues gjatë fjalimit të Vitit të ri, duke u dëshiruar sukses lojërave Olimpike dimërore që do të mbahen në Jug në muajin shkurt, ndërsa paralajmëroi mundësinë që Veriu të dërgojë një delegacion për të marrë pjesë.Kim, i veshur me një kostum gri dhe kravatë të stilit perëndimor, tha në fjalimin e zakonshëm vjetor se vendi i tij kishte arritur suksesin historik të “kompletimit ” të forcës bërthamore dhe shtoi se ai ka një buton bërthamor në tryezën e tij.

“Shtetet e Bashkuara duhet ta dinë se butoni i armëve bërthamore është në tryezën time”, tha ai gjatë fjalimit, që është përkthyer nga agjencia e lajmeve Associated Press. “Tërë hapësira e Shteteve të Bashkuara është brenda rrezes së veprimit të armëve tona bërthamore…Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk mund të fillojnë një luftë kundër meje apo vendit”.

Kim po ashtu bëri thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Jugun, një ide e përmendur shpesh në fjalime, por pak e përmbushur. Ai tha se Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang do të ishin një mundësi e mirë për të shpërfaqur statusin e kombit korean.

Ai tha se Veriu dhe Jugu mund të takohen shpejt për të diskutuar mundësinë që Veriu të dërgojë një delegacion.

Zyra e presidentit të Koresë së Jugut tha se e mirëpret propozimin për të biseduar rreth dërgimit të delegacionit të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike. Zyra e presidentit Moon Jae-in, tha se mbajtja e suksesshme e Lojërave Olimpike në Pyeongchang, do të ndihmonte paqen e harmoninë jo vetëm në Gadishullin Korean dhe Azinë verilindore, por në gjithë botën.

Fjalimi i Vitit të ri, janë ngjarje vjetore në Veri dhe ndiqet nga afër për shkak të paralajmërimeve për drejtimin dhe përparësitë që Kim mund të përcaktojë për vitin përpara.

Fjalimi i këtij viti është parë posaçërisht i rëndësishëm për shkak të tensioneve të larta rreth lëshimit të shpeshtë të raketave dhe provave bërthamore të Phenianit gjatë vitit 2017. Provat ishin në qendër të përplasjeve verbale ndërmjet Veriut dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e talli Kimin duke e quajtur atë “njeriu i vogël raketë”.

Kim gjatë fjalimit nënvizoi arritjet ekonomike të Koresë së Veriut dhe vuri theksin tek rëndësia e përmirësimit të standardit jetësor të kombit.

Tags: bërthamorbutonKim Jong unrrezenSHBA-tëtime

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Preshevarët “s’festojnë” ndërrimin e viteve, asnjë incident

Preshevarët “s’festojnë” ndërrimin e viteve, asnjë incident

Rikuperoni energjitë pas festave, pijet e duhura

Rikuperoni energjitë pas festave, pijet e duhura

Ku Klux Klan mund të rikthehet sërish

Ku Klux Klan mund të rikthehet sërish







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

by mirseda
21:45 | 09/03/2026
0

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 39 vjeçari turk, Halil Uçar, i cili u plagos...

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

21:18 | 09/03/2026
Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, zgjedhjet bllokohen deri më 31 mars

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, zgjedhjet bllokohen deri më 31 mars

21:14 | 09/03/2026
Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

21:09 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com